LAJMI I FUNDIT:

Cana kërkon barazim ndaj Bosnjës

Cana kërkon barazim ndaj Bosnjës

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka deklaruar në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Bosnjës se një barazim për Shqipërinë do të ishte rezultat pozitiv.

“Një barazim ndaj Bosnjës do të ishte rezultat shumë i mirë për ne. Pas Francës, ata janë favoritët e dytë për të kaluar më tej. Kanë një ekip shumë të fortë dhe mjaft të përgatitur fizikisht. Në përballjen me ne ata do të luajnë para tifozëve të tyre dhe do të kenë dëshirë për të fituar, çka do të thotë se ajo do jetë një skuadër tjetër nga ajo që u paraqit në Rumani”.

“Ne kemi armët tona të forta dhe shpresojmë ta godasim kundërshtarin në momentet më të mira, duke e demoralizuar dhe nëse e arrijmë këtë, atëherë mendoj se do të dalim nga kjo ndeshje me një rezultat pozitiv”, deklaroi Cana. /Telegrafi/