Është e vërtetë që japin erë të freskët dhe shije të këndshme në gojë, por hulumtimi i ri tregon që çamçakëzët mund të rrisin rrezikun nga mbledhja e kilogramëve të tepërt.
Shkencëtarët i kanë ndarë pjesëmarrësit në dy grupe. Njëri grup më parë ka përtypur çamçakëz me shije mentoli, ndërsa grupi tjetër çamçakëz me shije të pemëve.
Rezultatet kanë treguar që për pjesëmarrësit shija e pemëve dhe perimeve nuk ka qenë tërheqëse pas përtypjes së çamçakëzit. Për pjesëmarrësit zgjidhje e parë ka qenë ushqimi i shpejtë dhe ushqimet e pashëndetshme.
Pas përtypjes së çamçakëzit pjesëmarrësit kanë marrë pjesë në lojëra në të cilat shpërblimi kryesor ka qenë ushqimi siç janë pemët dhe perimet, por edhe ushqimi i shpejtë. Rezultatet kanë treguar që këmbëngulja dhe dëshira për fitore në lojë, ku si shpërblim kanë qenë pemët dhe perimet e preferuara ka qenë dukshëm më e vogël pas përtypjes së çamçakëzit, transmeton koha.net.
“Çamçakëzi ndryshon shijen e ushqimit ashtu që lëngu i portokallit do të ketë shije të keqe pas përtypjes së çamçakëzit , ashtu sikurse pas larjes së dhëmbëve që keni shije të keqe”, ka deklaruar udhëheqësja e hulumtimit, dr. Christie Swoboda.
Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që personat të cilët hanë shpesh çamçakëz hanë shujta më të vogla në ditë, por me këtë hulumtim është treguar që këto shujta janë konsiderueshëm më pak ushqyese dhe kanë sasi më të madhe të kalorive.
Shkencëtarët theksojnë që çdo person mund të kryejë vetë hulumtim të tillë në atë mënyrë që të mbajë ditar të ushqyerjes. Kështu në periudhën prej disa javësh shkruani gjithçka që keni ngrënë dhe pirë, duke përfshirë edhe çamçakëzët.
Ditari i ushqyerjes është treguar i suksesshëm në zbulimin e gjërave të ndryshme duke përfshirë:
▪ Shkaqet e fryrjes;
▪ Shkaqet e thartësirës së stomakut;
▪ Shkaqet e kapsllëkut dhe diarresë;
▪ Alergjinë në disa ushqime;
▪ Intolerancën në disa ushqime.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh