LAJMI I FUNDIT:

Calciopoli – Roma dhe Palermo gjithashtu të përfshira

Calciopoli – Roma dhe Palermo gjithashtu të përfshira

Roma dhe Palermo janë klubet e fundit të cilat mësohet të jenë përfshira në procesin gjyqësor të Calciopolit në Napoli, pas dëgjimit të dëshmive të ofruara nga ekipi mbrojtës i Luciano Moggit.

Në 75 thirrjet e dëgjuara nga trupi gjyqësor, janë përfshirë zyrtarë të 11 klubeve të cilat janë: Bologna, Cagliari, Fiorentina, Inter, Juventus, Lazio, Milan, Palermo, Reggina, Roma dhe Udinese.

Juventusi, Lazio, Milani, Fiorentina dhe Reggina tashmë janë dënuar në vitin 2006 nga po e njëjta gjykatë.

Nga ana tjetër është zbuluar në seancën gjyqësore të të martës se Paolo Bergamo kishte shkuar në zyrat e Interit për të marrë shpërblimin e merituar pas manipulimeve të fundit, pohime të cilat Bergamo i mohon.


“Nuk më kujtohet nëse kam shkuar në zyrat e Interit për të marrë ndonjë shpërblim. Por, më kujtohet, ishte kohë e krishtlindjeve dhe pranimi i dhuratave ishte i zakonshëm”.

“Ai ishte viti im i fundit si planifikues i gjyqtarëve dhe unë kam darkuar me disa miq të vjetër duke përfshirë Moggin dhe Antonio Giraudon. Moratti kurrë nuk erdhi, por ai më ftoi për të shkuar në Forte de Marmi”, tha Bergamo

Seanca e ardhshme dëgjimore e gjyqit të Calciopolit vazhdon të martën, kurse për më të rejat nga ky proces do t’u njoftojmë në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Përfaqësueset
Kalo në kategori