LAJMI I FUNDIT:

Çaji i gjelbër ndihmon kundër stresit

Çaji i gjelbër ndihmon kundër stresit

Çaji i gjelbër mes shumë efekteve të mira ndikon edhe si psiko-relaksues, bëjnë të ditur studimet e reja.

Shkencëtarët amerikanë i kanë veshur edhe një dobi këtij çaji, ai lehtëson ngarkesën psikike dhe stresin si dhe ul nivelin e energjisë që ju mban zgjuar. Substancat aktive të rëndësishme për këtë efekt janë katër polifenole: epikatehin, epikatehin galat, epigalokatehin dhe epigalokatehin galat, veprimi primar i të cilëve është antioksidues.

Studiuesit kanë thënë se efekti qetësues mund të shihet vetëm pas pesë ditësh të përdorimit të rregullt edhe atë në doza prej pesë lugësh në ditë.

Një rikujtim i shpejtë për të gjitha dobitë që jep çaji i gjelbër: përveç që është treguar si antikancerogjen, ai mbron edhe sistemin kardiovaskular, mbron dhe rigjeneron hapësirën e gojës dhe mishin e dhëmbëve.


Çaji gjelbër ndihmon edhe si mbrojtës i sistemit nervor, duke penguar paraqitjen e demencës, ndërsa është edhe shumë efektiv kundër mbipeshës dhe ruan vijën e trupit.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori