LAJMI I FUNDIT:

Çaji i gjelbër mbron shëndetin e syve

Çaji i gjelbër mbron shëndetin e syve

Përbërësit e çajit të gjelbër mund të arrijnë deri në indet brenda syrit dhe të zvogëlojnë kështu rrezikun e sëmundjeve si glaukoma, shkruan revista shkencore Journal of Agricultural and Food Chemistry.

Testimet e fundit të zhvilluara në kafshë kanë treguar se konsumimi i çajit të gjelbër është i lidhur me ulje të stresit oksidues si dhe me gjasa më të pakta për dëmtim të qelizave.

Kyçe janë treguar përbërësit nga grupi i katekinave, të cilët mund të absorbohen edhe në pjesët si thjerrëza, rrjeta dhe pjesët tjera të syrit.

Autorët e studimit të zhvilluar në Universitetin e Hong Kongut, shtojnë se pas konsumimit të çajit të gjelbër, ulja e stresit oksidues ka zgjatur për më shumë se 20 orë./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori