LAJMI I FUNDIT:

Çaji i gjelbër mbron nga karcinoma e zgavrës së gojës

Çaji i gjelbër mbron nga karcinoma e zgavrës së gojës

Një studim i ri ka ofruar dëshmi të shumta se çaji i gjelbër mund të jetë shumë i dobishëm si trajtim shtesë për mjekimin e karcinomës së zgavrës së gojës.

Në studim kanë marrë pjesë 41 vullnetarë me lezione para-malinje në gojë, të cilët për tre muaj kanë konsumuar ekstrakt të çajit të gjelbër në doza prej 500, 750 dhe 1000 miligramë.

Pjesa tjetër e pjesëmarrësve në studim kanë marrë placebo (ekstrakt të rrejshëm të çajit të gjelbër).

Rezultatet e publikuara në revistën Cancer Prevention Research kanë treguar se nuk kishte pasur dallim sa i përket rrezikut për zhvillimin e kancerit në zgavrën e gojës.


Mirëpo kishte pasur dallim të madh në kohëzgjatjen e paraqitjes së karcinomës, me ç’rast te participantët që kanë konsumuar ekstrakt të çajit të gjelbër, paraqitja e karcinomës ishte vonuar shumë në krahasim me ata që kishin marrë placebo. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori