Bytyqi: Me 17,5 milionë euro do të realizohen 36 projekte infrastrukturore në 34 komuna
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Artan Grubi dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi morën pjesë në ngjarjen ku u nda grupi i dytë i kontratave për realizimin e 36 projekteve infrastrukturore në 34 komuna, për të përmbushur nevojat reale të qytetarëve.
Siç njoftojn nga kabineti i zv.kryeministrit, duke iu drejtuar të pranishmëve, Bytyqi tha se Qeveria mendon për të gjithë qytetarët, në të gjithë vendin, pavarësisht se ku jetojnë, vazhdimisht po mendohet për zhvillimin e ekuilibruar rajonal, si dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ngritjen e standardeve të jetesës së secilit qytetar.
“Realizimi i Programit TAV, i cili parashikon 94 projekte në të gjithë vendin, me vlerë 49,7 milionë euro, projekte që janë për nevojat reale të qytetarëve, e tregon pikërisht atë. Dy javë më parë, ne ndamë 23 kontratat e para për realizimin e projekteve infrastrukturore në vlerë prej 609,9 milionë denarë ose 9,9 milionë euro, kurse sot do të ndahen edhe 36 kontrata shtesë për realizimin e të cilave janë ndarë 1 miliardë e 76 mijë denarë ose 17,5 milionë euro. Asnjëherë nuk është investuar kështu në komuna, nuk është investuar kurrë kështu për nevojat reale të qytetarëve. Ky është ndryshimi që qytetarët kërkuan, kjo është ajo që ne si qeveri e përgjegjshme, përmes partneritetit me TAV dhe vetë komunat ua mundësojmë qytetarëve”, theksoi Bytyqi.
Ai theksoi se në grupin e dytë të kontratave, me nga 9 secili, më së shumti janë projektet në lidhje me furnizimin me ujë dhe ndërtimin e rrugëve dhe rrugëve lokale.
“Në fshatin Reçani të Velesit, do të ndërtohen linja dytësore të furnizimit me ujë, do të rindërtohet rrjeti në Vinicë, do të ndërtohet një rrjet i ri në vendbanimin e Kavadarit Bushani, rrjeti i ri drejt fshatit Toploviq në Kratovë, projekti themelor i furnizimit me ujë do të zhvillohet në Krushevë në zonën mbrojtëse, një tubacion i ri kryesor i furnizimit do t’u jepet fshatrave Beranci, Dolno Sërpci, Ivanjevci, Sveti Todori, Tërnovci, Vasarejca dhe Loznani në Komunën e Mogilës, fshati Tremnik në Negotinë do të ketë një rezervuar të ri të ujit të pijshëm, do të ndërtohet një tubacion i furnizimit industrial në Pehçevë dhe do të punohet për furnizimin me ujë të komunës së Shtipit. Në lidhje me rrugët, rruga Brand Petrushev në Bogdanci do të rindërtohet, një rrugë e re do të ndërtohet në fshatin Nogaevci në Gradsko, rrugë të reja në Dibër dhe në fshatin e Dibrës Banjishtë, rrugë e re në Karposh, rrugë e re lokale në livadhet e Mezovës në Kriva Pallankë, rruga Goce Delçev në Ohër dhe rruga Krushopek-Qendra sportive Saraj do të rindërtohet dhe një projekt themelor do të përgatiten për rrugë të reja në Strugë”, tha zv.kryeministri.
Bytyqi nënvizoi se në këtë grup do të realizohen edhe tetë projekte në lidhje me ndërtimin ose rehabilitimin e infrastrukturës komunale, kanalizimeve fekale ose atmosferike.
“Kanalizimet atmosferike ose fekale do të ndërtohen në fshatin e Berovës Maçevë, si dhe në Jurumleri në Gazi Babë, ku do të ndërtohet një stacion pastrimi, do të ketë një rrjet të ri të kanalizimeve në fshatin Cërniçani në Dojran dhe në një pjesë të komunës së Kisela Vodës, zona industriale në Makedonska Kamenica do të fitojë një rrjet të ri të kanalizimit, me këto projekte ne financojmë një projekt bazë për kolektorin fekal për fshatrat Sopot, Tabanoc dhe Çetirce në Kumanovë, kanalizime atmosferike në Probishtip dhe infrastrukturë komunale në Qendër”, tha zëvendëskryeministri.
Ai shtoi se do të realizohen edhe dy projekte për rregullimin e shtretërve të lumenjve në Tetovë dhe Likovë, ndërtimi i një ure të re në Shkup, rindërtimi i spitalit të përgjithshëm në Gostivar, një qendër rinore në Zhelinë dhe një shtëpi e kulturës në Demir Kapi, zgjerimi i shkollës fillore në Dollneni, rindërtimi i qendrës së qytetit dhe një kishëz për varrezat ortodokse në Kërçovë, si dhe ndërtimi i një salle të re sportive në komunën e Çashkës.
“Këto janë projekte reale për nevojat reale të qytetarëve. Për jetën tonë më cilësore, për një të sotme dhe të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Çdo qytetar meriton të ketë kushte të njëjta ose të barabarta jetese me të gjithë të tjerët”, theksoi dhe nënvizoi zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike Fatmir Bytyqi.
Drejtori operativ kryesor i TAV Aeroporte, Kurshad Koçak, tha se pandemia kishte ndikuar seriozisht në industrinë e aviacionit, duke çuar në një rënie të ndjeshme të numrit të udhëtarëve që udhëtojnë nëpër aeroportet e TAV. Ai iu referua vitit 2019, kur u arrit numri i 2,7 milionë pasagjerëve dhe tregoi se shpreson që 2021 të jetë një vit i fillimeve, sukseseve dhe përsosjeve të reja.
“Shuma e përgjithshme e investimeve për mbi 90 projekte do të jetë 49,7 milionë euro. 35 milionë euro do të caktohen për projektet lokale, ndërsa 14,7 milionë euro të mbetura do të caktohen për investime për të përmirësuar aeroportet. Mjetet për këto projekte speciale në komuna do të dedikohen për përmirësimin e infrastrukturës lokale, sikurse rrjetet e furnizimit me ujë, rrugët, sistemet e kanalizimeve, shkollat, sallat sportive dhe spitalet. Si TAV, ne jemi të lumtur që po krijojmë vlerë shoqërore dhe po kontribuojmë për komunitetet lokale në të gjithë vendin”, tha Koçak në fjalimin e tij.
Kontratat për realizimin e projekteve infrastrukturore, nga zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike Fatmir Bytyqi dhe drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak, u ndanë në këtë ngjarje për të 34 komunat, me çka krijohen kushte për realizimin e këtyre 36 projekteve, të cilat do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve në rajone të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian