LAJMI I FUNDIT:

Buzëqeshja dhe dhëmbët i tërheqin më shumë meshkujt

Buzëqeshja dhe dhëmbët i tërheqin më shumë meshkujt

Sipas një studimi 3-vjeçar në Angli, tipari i parë që ka ndikim tek një mashkull janë dhëmbët.

Shumë femra mendojnë se shkëlqimi i flokëve është pika e tyre e fortë. Një tjetër grup mendojnë se janë sytë, veshja, gjoksi apo gjatësia, megjithatë askush nuk është aq i pasur sa të mos i nevojitet një buzëqeshje dhe askush nuk është aq i varfër sa buzëqeshja të mos e pasuronte. Sipas një studimi 3-vjeçar në Angli, tipari i parë që ka ndikim tek një mashkull janë dhëmbët.

Një buzëqeshje brilante pas së cilës qëndrojnë hijshëm 36 perlat e bardha janë vendimtare për përshtypjen që lini tek djali që keni përballë. 58% e meshkujve që janë bërë pjesë e studimit i kanë cilësuar dhëmbët si pjesën e parë që shohin tek një femër, duke i renditur kështu në krye të listës së tyre.
Stomatologët thonë se njerëzit janë duke u bërë më të vetëdijshëm për rëndësinë e buzëqeshjes së tyre.

Kohët e fundit janë të shumtë ata që kërkojnë gjithmonë e më shumë të kujdesen për shëndetin e tyre oral dhe mbi të gjitha kërkojnë me këmbëngulje të kenë dhëmbë të bardhë e të bukur. Me 51% të votave, elementi i dytë që një mashkull sheh tek femrat janë flokët, të pasuara nga stili dhe veshja e një femre. /Telegrafi/