LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 14° partlycloudy_night

Buxheti i Prizrenit në vitin 2024 është realizuar mbi 96%, suficiti gjysmë milioni euro

Buxheti i Prizrenit në vitin 2024 është realizuar mbi 96%, suficiti gjysmë milioni euro

Shkalla e realizimit të buxhetit të Komunës së Prizrenit në vitin 2024 ka qenë mbi 96%, ku nga buxheti total prej afër 71,5 milionë eurove janë shpenzuar 68.8 milionë euro.

Sipas të dhënave të publikuara në Raportin Financiar për vitin 2024 të Komunës së Prizrenit del se nga buxheti i pashpenzuar prej 2.65 milionë eurove vetëm rreth gjysmë milion euro kanë shkuar në suficit.


“Granti qeveritar deri në fund të vitit 2024 është alokuar në shumën prej 55,977,138 euro. Shuma e shpenzuar nga ky burim i Buxhetit komunal është  55,482,599 euro ose 99.12% e shumës së paraparë prej 55,977,138 euro për vitin 2024. Pjesa e pashpenzuar e mjeteve prej 494,539 euro kalon në suficit”, thuhet në raport.

Kjo shumë e suficitit është dukshëm më e vogël se ajo e vitit 2023, kur 2,64 milionë euro patën kaluar në suficit, raporton Telegrafi.

Ndërkohë arkëtimi i të hyrave vetanake ka shënuar një tejkalim të lehtë të planifikimit përkatësisht afër 2.5%, derisa shpenzimi i tyre ka qenë mbi 91%.

“Gjatë vitit 2024 të hyrat vetanake janë alokuar në shumë prej 9,470,861 euro ose 92.91 % nga planifikimi prej 10,193,294 euro. Janë shpenzuar 9,312,646 euro pra 91.36 % e shumës së planifikuar. Të hyrat vetanake të arkëtuara deri në fund të vitit kanë qenë 10,446,444.91 euro . Është shënuar një tejkalimi prej 2.48 % në realizimin e të hyrave në krahasim me  shumën e planifikuar”, thuhet në raport.

Aty sqarohet se të hyrat e pashpenzuara  në shumën prej 1.13 milion euro barten në buxhetin e vitit 2025.

Sa i përket shpenzimeve sipas kategorive buxhetore, më së shumti mjete kanë shkuar për pagat, raporton Telegrafi.

“Në  kategorinë e pagave në vitin 2024 janë shpenzuar 27,419,172 euro ose 99.83% e buxhetit të planifikuar  për këtë kategori prej 27,466,351 euro”.

Ndërkaq realizimi i investimeve kapitale ka arritur në 23,823,042 euro ose 92.28% të planifikimit prej 25,816,167 euro për vitin 2024.

Shpenzimet te subvencionet në këtë periudhë të raportimit kanë qenë 4,149,398 euro ose rreth 97,72% e shumës së planifikuar prej 4,246,394 euro.

Sipas raportit, në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve janë shpenzuar 12,581,586 euro ose 97.40%, e shumës së planifikuar prej 12,917,748 euro.

Ndërsa shpenzimet  komunale kanë arritur në 821,081 euro ose 82.00%  të shumës së planifikuar prej 1,001,267 euro, raporton Telegrafi.

“Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit në fund të vitit kanë arritur në  68,794,278 euro  ose  96.29% nga 71,447,927 euro sa kanë qenë të planifikuara për vitin 2024”, thuhet në raport.

Në vitin 2023, nga buxhetit total prej afër 69,4 milionë euro janë shpenzuar 62,4 milionë euro ose 89.94%. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Kalo në kategori