LAJMI I FUNDIT:

Business Insider vë Kosovën në listën e 17 shteteve më të lehta për të nisur një biznes (Foto)

Business Insider vë Kosovën në listën e 17 shteteve më të lehta për të nisur një biznes (Foto)

Të fillosh një biznes kurrë nuk ka qenë punë e lehtë. Por ekzistojnë disa vende ku mund të filloni biznesin që e keni ëndërruar me vite të tëra, shkruan Business Insider.

Banka Botërore ka përpiluar një raport për vendet më të mira dhe më të këqija për të bërë biznes, ku janë marrë parasysh disa faktorë  që ndikojnë drejtpërdrejt në të bërit biznes transmeton Telegrafi.

Këtu përfshihen qasja në energji elektrike, regjistrimi i pronës si dhe marrja e kredisë.


Në këtë studim janë mbledhur të dhëna dhe analiza të veprimtarisë nga sipërmarrësit në më shumë se 130 mijë kompani.

Këto janë 17 vendet që konsiderohen më të mirat për të bërë biznes:

Edhe pse Belgjika është renditur në vendin e 17-të të vendeve më të mira për të bërë biznes, ky vend vazhdon të ketë problem me regjistrimin e pronës, ku procesit i regjistrimit kërkon mesatarisht 56 ditë.

1

Mbretëria e Bashkuar ka një sistem tejet të avancuar tatimor dhe për këtë është pozicionuar në vendin e 16-të, derisa nw raportin e Bankws Botërore, thuhet se ky vend mbron mirë investitorët

2

Suedia ka punuar më shumë në atë drejtim që prona të transferohet lehtë nga një pronar tek tjetri, dhe së fundmi ka prezantuar një mekanizëm interesant që raporton gabimet nëpër harta. Këto fakte i ndihmuan këtij vendi të zë vendin e 15-të.

3

Estonia është renditur në vendin e 14-të, pasi konsiderohet si një vend i përkryer për të hapur një dyqan. Në këtë vend nevojiten vetëm tre ditë e gjysmë që të kompletoni dokumentacionin për të filluar një biznes.

4

Kosova ka shënuar progres sa i përket pagesave të taksave, pasi me prezantimin e sistemit online për plotësimin e formularit për pagesa, TVSH dhe kontribute, vendi ynë është renditur në vendin e 13-të.

6

Xhamajkë nevojiten të kalohen vetëm dy procedura për të filluar një biznes, dhe për shkak të këtyre lehtësira ky vend është pozicionuar në vendin e 12-të.

7

Falë internetit të shpejtë dhe qasjes së lehtë në teknologji, Koreja e Jugut nuk e ka pasur edhe aq problem të zë vendin e 11-të.

8

Irlanda tradicionalisht është konsideruar si një vend i përkryer për të filluar një biznes, dhe kështu sipas Bankës Botërore ky vend është renditur në vendin e 10-të.

9

Metodat e lehta në marrjen e kredive si dhe transaksioni i sigurt, e ka bërë Armeninë një prej vendeve të preferuara e të bërit biznes, duke u renditur zënë vendin e 9-të.

10

Gjeorgjia viteve të fundit ka punuar shumë në mbrojtjen e investitorëve, duke u bërë kështu strehë i shumë bizneseve të suksesshme që operojnë në vende të ndryshme të botës, dhe për këtë është futur 8-të.

11

Australia është një prej vendeve më të mira në botë, që fare lehtë mund të sigurohet leja për ndërtimin e ndonjë objekti për biznes, fakt ky që e ka bërë këtë shtet të sigurojë vendin e 7-të.

12

Por hiq më keq nuk qëndron as Singapori, sa i përket lejeve për ndërtimin e objekteve për biznes, si dhe procedurave lehtësuese online për blerje.

13

Qasja në energjinë elektrike është shumë e lehtë në Azerbajxhan, por edhe sistemi i avancuar i hartave i digjitale, i kanë ndihmuar këtij vendi të thithë investitorë të huaj që njëherit i mundësuan të sigurojë vendin e 5-të.

14

Ndërkaq, shteti fqinj i Kosovës, Maqedonia është renditur në vendin e katërt në top listën e vendeve më të mira për të bërë biznes.

15

Hapja e ndonjë biznesi në Hong Kong është shumë pak i kushtueshëm, dhe sistemi i regjistrimit të biznes funksionon për mrekulli, dhe për shkak të këtyre dy fakteve ky vend është pozicionuar në vendin e 3-të.

16

Por edhe Kanadaja  cilësohet si një vend ideal për të filluar një biznes, ku brenda 36 orëve mund të pajiseni me të gjitha dokumentacionet. Sipas Bankës Botërore, Kanadaja është renditur në vendin e dytë.

17

Ndërkaq vendi i parë i ka takuar Zelandës së Re, që edhe konsiderohet parajsa për ata persona që dëshirojnë të fillojnë një biznes. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Kalo në kategori