LAJMI I FUNDIT:

Bush takon Olmertin, pritet takimi me Abbasin

Bush takon Olmertin, pritet takimi me Abbasin

Presidenti amerikan, George Bush, ka filuar turneun në Lindjen e Mesme me një ndalesë në Jerusalem. Pas takimit me Bushin, kryeministri izraelit, Ehud Olmert, tha se udhëheqësit izraelitë, ashtu edhe ata palestinezë, janë seriozisht të angazhuar në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për paqe.

Olmert pranoi se negociatat ndeshen me një numër vështirësish dhe shtoi se për sa kohë që ekzistojnë kërcënime ekstremiste nga Gaza, e cila është nën kontrollin e Hamasit, do të jetë shumë e vështirë të arrihet mirëkuptim.

Presidenti Bush tha se të dyja palët duhet të bëjnë zgjedhje të vështira, por shtoi se ekziston një mundësi historike për arritjen e një zgjidhje përmes ekzistencës së dy shteteve. Presidenti Bush tha se Izraeli duhet të eliminojë vendbanimet e krijuara në territore të diskutueshme dhe palestinezët duhet të ndalin sulmet terroriste.

Vizita e Presidentit Bush në Izrael u shoqërua me një protestë, ku morën pjesë të paktën 5 mijë përkrahës të Hamasit në Gazë, të cilët dënonin politikat amerikane në Lindjen e Mesme.


Grupe radikale izraelite kanë kritikuar nga ana e tyre qëndrimin e presidentit Bush duke e cilësuar si tepër të butë ndaj palestinezëve.

Bush sot shkon në Bregun Perëndimor për një takim të posaçëm me presidentin palestinez Mahmud Abbas. /VoA/

Në trend Botë

Më shumë
Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Botë
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban

Botë
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Azia
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Kalo në kategori