LAJMI I FUNDIT:

Bush: Nevoja për një sistem anti-raketor është urgjente

Bush: Nevoja për një sistem anti-raketor është urgjente

Presidenti Bush ka vlerësuar se, nevoja për një sistem amerikan mbrojtës nga raketat në Evropë është urgjente, për shkak të shtimit të rrezikut iranian. Presidenti, siç bën të ditur Zëri i Amerikës, i bëri thirrje Kongresit të miratojë fondet e duhura për nismën e tij për mbrojtjen nga raketat.

Për herë të parë, planin e tij të mbrojtjes nga raketat, presidenti Bush e bëri të ditur në vitin 2002, gjatë një fjalimi në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Washington.

Bush tha se numri i shteteve të papërgjegjshme me aftësi armësh balistike është shtuar dhe nevoja për një sistem mbrojtës nga raketat është shtuar më shumë se kurrë.

“Mbrojtja nga raketat është jetike për sigurinë tonë. Sistemi mbrojtës është një mjet kritik për të frenuar vendet e tjera dhe një mjet po aq jetik, për të mos lejuar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë”, tha ai.


Ai tha se, duke hequr pak nga pak fondet e duhura për prodhimin dhe dislokimin e sistemit mbrojtës nga raketat, Kongresi nuk po merr parasysh kërcënimet e tanishme dhe të së ardhmes.

“Secili prej këtyre programeve është jetik për sigurinë e Amerikës. Kongresi duhet të miratojë gjithë fondet e duhura për to” , tha Bush.

Bush nuk e përmendi konkretisht planin për vendosjen e një sistemi anti-raketor në Evropë, që përbëhet nga një sistem interceptorësh në Poloni dhe një sistem radarësh në Republikën Çeke.

Ai kritikoi Kongresin që ka shkurtuar 139 milionë dollarë nga kjo nismë. Ai tha se, komponenti evropian është i nevojshëm për t’u mbrojtur nga kërcënime të mundshme nga Lindja e Mesme dhe veçanërisht nga Irani.

“Nevoja për një sistem mbrojtës nga raketat në Evropë është reale dhe për mendimin tim, urgjente. Irani po përparon me teknologjinë që mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore dhe të raketave balistike me reze gjithnjë e më të gjatë për t’i transportuar ato”, vlerësoi ndër të tjera Bush.

Në fjalimin e tij, Bush nuk e përmendi konkretisht mundësinë e një vonese të dislokimit të sistemit. Por ai u përpoq t’u përgjigjej shqetësimeve ruse: "Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Rusia nuk është më armikja jonë. Ne po ndërtojmë marrëdhënie të reja në fushën e sigurisë, themelet e të cilës nuk mbështeten në perspektivën e asgjësimit të njëri-tjetrit."

Bush e quajti sistemin e propozuar të mbrojtjes nga raketat, një përpjekje bashkëpunimi, duke shtuar se ai synon të mbrojë edhe Rusinë. /VoA/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Kalo në kategori