LAJMI I FUNDIT:

Bursaspor e gatshme të ndihmojë futbollin kosovar

Bursaspor e gatshme të ndihmojë futbollin kosovar

Nënkryetari i Bursaspor, Mustafa Yedikardeshi, thotë se klubi turk do të vazhdojë të mbështesë futbollin kosovar drejt synimeve për të qenë pjesë e UEFA-së dhe FIFAs.

Këto deklarata Yedikardeshi i bëri në konferencën e shtypit në prag të ndeshjes miqësore të përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe Bursaspor.

Kosova do të përballet me kampionin e Turqisë më 27 mars në një miqësore e cila do të zhvillohet para publikut të Kosovës, saktësisht në stadiumin e Prishtinës.

“Ne tashmë kemi një miqësi më kryetarin Vokrri dhe stafin e tij, të cilët ishin në Turqi për të na uruar titullin e kampionit. Ne me kënaqësi kemi pritur ftesën e z. Vokrri për një ndeshje miqësore dhe do të vazhdojmë të mbështesim futbollin e Kosovës në çdo aspekt me shpresë se futbolli i Kosovës shumë shpejt do të bëhet pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka thënë nënkryetari i Bursaspor z. Mustafa Yedikardeshi.


Në anën tjetër kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokri, është shprehur mirënjohës ndaj klubit turk.

“Kjo ndeshje është një mbështetje që klubi Bursaspor por edhe Turqia po jep për futbollin e Kosovës”, ka thënë kryetari Vokrri, i cili po ashtu po ashtu ka falënderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ministrin Memli Krasniqi për mbështetje.

Në anën tjetër Memli Krasniqi, i cili ishte po ashtu i pranishëm në konferencë, është zotuar se ministria që ai drejton do të vazhdojë të ndihmojë fuqishëm futbollin kosovar dhe ndërkombëtarizimin e tij. /Telegrafi/