LAJMI I FUNDIT:

Burri që u plagos nga policia para Shtëpisë së Bardhë dyshohet se ishte i paarmatosur

Burri që u plagos nga policia para Shtëpisë së Bardhë dyshohet se ishte i paarmatosur

Anëtarët e Shërbimit Sekret plagosën një burrë 51-vjeçar në të shtënat që ndodhën në orët e vona të mbrëmjes së kaluar sipas kohës evropiane.

Të shtënat ndodhi në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump po zhvillonte një konferencë për shtyp, të cilën ai duhej ta ndërpriste në ato momente, raporton CNN.

Shërbimi Sekret përmes një deklaratë zyrtare njoftoi se incidenti filloi kur një burrë 51-vjeçar iu afrua një oficer policie në veriperëndim të Shtëpisë së Bardhë.


“I dyshuari iu afrua oficerit të policisë dhe i tha atij se kishte një armë. I dyshuari pastaj u kthye mbrapa, vrapoi drejt oficerit të policisë dhe nxori një send nga rrobat”, thuhet në deklaratën, transmeton Telegrafi.

“Ai më pas zuri pozicionin e revoles sikur të një arme zjarri. Një oficer i Shërbimit Sekret nxori armën e tij dhe e plagosi”, thuhet në deklaratën.

Dy burime i thanë CNN-it, megjithatë, se personi i plagosur nuk ishte i armatosur. Protokolli i Shtëpisë së Bardhë, siç deklaroi Shërbimi Sekret, nuk u shkel gjatë incidentit.

Zyra e Përgjegjësisë Profesionale të Shërbimit Sekret do të bëjë një rishikim të brendshëm të sjelljes së oficerëve, shtohet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori