LAJMI I FUNDIT:

Burri e rrah gruan në Prishtinë

Burri e rrah gruan në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një burrë nga Prishtina të hënën ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër ka raportuar se i bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.


Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori, QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/