LAJMI I FUNDIT:

Burns: Përparësitë e politikës së jashtme amerikane janë zhvendosur nga Evropa

Burns: Përparësitë e politikës së jashtme amerikane janë zhvendosur nga Evropa

Një zyrtar i lartë amerikan thotë se përparësitë e Washingtonit në arenën ndërkombëtare janë zhvendosur nga Evropa drejt rajoneve që përbëjnë kërcënim jetik për Shtetet e Bashkuara. Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, thotë se, Shtetet e Bashkuara duhet t’u shtrijnë dorën e bashkëpunimit vendeve të tjera për të përballuar sfidat globale të së ardhmes.

Burns thotë se për dekada të tëra politika e jashtme amerikane ka qenë e përqendruar tek Evropa. Shtetet e Bashkuara patën një kontribut të jashtëzakonshëm tek çlirimi i Evropës, pasi kërcënimet më të mëdha ndaj sigurisë kombëtare të Amerikës në shekullin e 20-të vinin nga Evropa. Burns nënvizon ndryshimin e madh që po ndodh tani:

“Ndryshimi më i madh që kam parë 3-4 vitet e fundit është se tani rëndësia strategjike po zhvendoset nga Evropa drejt Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore dhe në disa aspekte edhe në Azinë Lindore. Sepse atje janë tani rreziqet më të mëdha. Nuk do të thotë se Evropa nuk është e rëndësishme. Thjesht do të thotë që ka qenë e suksesshme. Megjithë marrëdhënien tonë të vështirë me Rusinë aktualisht, nuk ka kërcënime ndaj ekzistencës tonë që të vijnë nga Evropa. Por ka nga ato që vijnë nga Lindja e Mesme”.

Duke folur para studentëve për marrëdhënie ndërkombëtare në Washington, numri tre i Departamentit të Shtetit radhiti sfidat më të mëdha me të cilat pritet të përballet bota gjatë 50-70 vjetëve të ardhshëm.


“Mendoj se ato janë ndryshimi i klimës, trafikimi i grave dhe fëmijëve, kartelet ndërkombëtare të drogës, rrjetet e krimit ndërkombëtar, terrorizmi dhe rritja e grupeve terroriste në gjithë botën, si edhe frika se këto grupe mund të shtien në dorë armë të shkatërrimit në masë”.

Burns thotë se kërcënimet e mëdha globale mund të eliminohen vetëm përmes përpjekjeve shumëpalëshe. “Emëruesi i përbashkët është se as vendi më i fuqishëm në botë nuk i përballon dot këto sfida nëse nuk punojmë së bashku në Kombet e Bashkuara, me aleatët tanë evropianë në BE dhe NATO, me partnerët tanë afrikanë, Bashkimin Afrikan me Shoqatën e Shteteve të Azisë Juglindore, ose Organizatën e Shteteve të Amerikës”.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se epoka e izolacionizmit si alternativë për politikën e jashtme amerikane ka marrë fund. Në botën e globalizuar dhe të përparuar teknologjikisht, oqeani Atlantik dhe ai Paqësor nuk janë më pengesa që i mbrojnë Shtetet e Bashkuara nga armiqtë. Mënyra më e mirë për Shtetet e Bashkuara që të mbrojë sigurinë e vet, tha Burns, është përmes angazhimit me vende të tjera për të përballuar kërcënimet e kohëve moderne. /VoA/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa
Kalo në kategori