Burimi i ujit në Poslisht të Prizrenit, monument i natyrës që ofron freski dhe qetësi

Burimi i ujit natyral në Poslisht të Prizrenit që në pamjen e parë ofron ndjenjën e freskisë dhe të qetësisë. Ata që e vizitojnë për herë të parë shprehin dëshirën që të kthehen sërish në shoqëri të familjarëve apo miqve.
Pikërisht me synimin për të rritur numrin e vizitorëve në këtë atraksion natyror, edhe Drejtoria e Turizmit në Prizren, gjatë viteve të fundit ka realizuar disa projekte, raporton Telegrafi.
Floriana Saiti këtë vend e ka vizituar për herë të parë gjatë kësaj jave, në kuadër të një programi për aftësim në turizmin lokal.
“Kam dëgjuar për këtë vend, por nuk e kam vizituar asnjëherë. Kjo është vizita ime e parë në Gurrën e Poslishtit, dhe tepër po më pëlqen pamja dhe qetësia. Po duket vend i qetë, tepër i bukur dhe me ujë të pastër, shumë i përshtatshëm për vizitë me familje ose me shoqëri për ndonjë piknik”, ka thënë Saiti.
Ajo ka shprehur bindjen personale se ky burim i ka parakushtet për t’u bërë një atraksion turistik, edhe për vizitorët e huaj, shkaku i vlerave natyrore që ka.
Ndërkaq guida turistike nga Prizreni, Flaka Bamja ka theksuar se për komunitetin lokal, Gurra e Poslishtit është e njohur, sepse ka një ujë të pastër të burimit natyror që përdoret për pije.
“Është një bukuri e rrallë në territorin e Komunës së Prizrenit, në të cilin vend kultivohet edhe trofta. Krahas kësaj, uji i ftohtë mundëson edhe kurimin për ata që kanë probleme me kapilarët e gjakut”, ka thënë Bamja.
Sipas saj, ky burim me vlera natyrore ka vizitorë e turistë, por se në të ardhmen mund të vendoset edhe në pakot turistike për turistët ndërkombëtarë.
“Karakteristike për këtë vend është se banorët me vetiniciativë e mbajnë të pastër këtë burim, dhe kjo është një pasqyrë e mirë”, ka deklaruar Bamja.
Drejtori për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj ka theksuar se burimi i ujit natyral në Poslisht ka potencial të madh për tërheqjen e vizitorëve.
“Gurra në fshatin Poslisht është një vend i pasur me ujë të bollshëm e të ftohtë, e cila shfrytëzohet për rritjen e peshkut, por edhe për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. DTZHE me investimet në mjedis është duke bërë të mundur që ky vend të shndërrohet në destinacion turistik”, ka thënë Tarashaj.
Ai ka shtuar drejtoria në fjalë është në përfundim e sipër edhe të një projekti për këtë atraksion natyror.
“Në kuadër të angazhimeve tona synojmë rregullimin e ambientit për turistët vendor dhe të huaj, duke bërë rregullimin e hapësirave gjelbëruese, rregullimin e pjesëve të burimit të ujit dhe krijimin e një ambienti të duhur për fëmijët”, është shprehur Tarashaj.
Ai ka theksuar se sipas kryetarit të fshatit dhe banorëve të Poslishtit në saje të këtyre investimeve dhe promovimit të bërë tashmë ky vend ka një numër më të madh të vizitorëve.
Në afërsi të burimit, funksionon edhe një restorant ku mund të shijohet trofta vendore.
Gjatë këtij viti, MMPHI ka njoftuar se janë marrë në mbrojtje 13 zona të trashëgimisë natyrore në territorin e Komunës së Prizrenit. Njëra prej tyre është burimi i ujit natyral në Poslisht, që është kategorizuar si vlerë e natyrës së kategorisë së III-të.
Në këtë mënyrë është përcaktuar edhe regjimi mbrojtës përkatës, ku ndalohen veprimtaritë që mund ta ndryshojnë gjendjen e tanishme të tij, ndezja e zjarrit, mbjellja e bimëve, ndryshimi i pamjes dhe hedhja e mbeturinave.
Por mjedisi rreth burimit sipas Floriana Saitit aktualisht duke i mirëmbajtur. “Besoj se tani e tutje do të vij më shpesh në këtë vend”, është shprehur ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Autostrada Biennale në edicionin e pestë ndërthur të shkuarën dhe të tashmen përmes artit bashkëkohor

Shtëpia e Vehbi Haxhiut sipas QRTK-së në Prizren do të rikthehet në shkëlqimin e saj origjinal

Drejtoria e Bujqësisë në Prizren nis hapjen e kanaleve për ujitje dhe kullim në tokat bujqësore

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës