LAJMI I FUNDIT:

Burgoset zogu për shkak të fyerjeve

Burgoset zogu për shkak të fyerjeve

Një zog i llojit mynah është dënuar me 15 ditë burg, në një kopsht zoologjik, për shkak se kishte ofenduar vizitorët. Zogu 8-vjeçar me emrin Mimi, është vendosur në një kafaz të izoluar në kopshtin Yuelishan Park, në qytetin Changsha, pas ankesës së një vizitori.

Ky zog ka qëndruar në kafaz të errët, ku ka dëgjuar shprehje njerëzore përplot mirësjellje – me qëllim që ta përmirësonte sjelljen dhe shprehjet e tij.

"Unë luaja më të, kur më tha papritur: ‘Je njeri i marrë", ka thënë turisti Du, për Chongqing Evening News. "Po ashtu më quajti edhe njeri i shëmtuar”, ka shtuar ai.

Zëdhënësi i këtij kopshti ndërkaq ka shpjeguar se, kur Mimi ofendon dhe flet fjalë të ndyta, ata nuk e ushqejmë atë, por pasi t’i bindet urdhrave, i lëshojmë incizime me shprehje të mirësjelljes.


Sipas zyrtarëve të këtij kopshti, Mimi, që i takon llojit të zogjve që janë imitues të shkëlqyer të njerëzve, tashmë ka ndërruar shprehinë dhe i përshëndet vizitorët me mirësjellje. "Shpresojmë që turistët të mos e mësojnë atë sërish të shajë”, ka thënë zëdhënësi i këtij kopshti zoologjik.