LAJMI I FUNDIT:

Burgaj: Do të zbardhet shpejt vrasja e Veselit

Burgaj: Do të zbardhet shpejt vrasja e Veselit

Vrasja ende e pazbardhur e kryekomunarit socialist, Remzi Veseli, si dhe zhdukja e mistershme e shtatëvjeçares Bleona Mata nga fshati Zapod, të shtunën dërgoi në Kukës kreun e drejtorisë së përgjithshme të policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Gjatë takimit të organizuar pasditen e djeshme me krerët e dikasterit blu në qytetin verilindor, Burgaj ka shprehur vlerësim për Policinë e Shtetit në goditjen e veprimtarive kriminale, e cila ishte ndër kushtet kryesore për liberalizimin e vizave.

Më pas, ai është ndalur te dy nga ngjarjet më të rënda të ndodhura gjatë këtyre 10 muajve në rrethin e Kukësit. Bëhet fjalë për zhdukjen e vajzës së mitur të familjes Mata dhe për ekzekutimin në pritë të kreut të komunës Tërthore.

Burime konfidenciale nga drejtoria e policisë së Kukësit pohojnë se numri një i Policisë së Shtetit u ka tërhequr vëmendjen vartësve të tij në këtë qark, lidhur me thithjen e informacionit që do të çojë në zbulimin e autorëve të këtyre ngjarjeve të rënda.


"Pa dashur të mohojë punën e bërë deri tani për zbardhjen e këtyre ngjarjeve duhet punuar në kohë më të shpejtë, pasi Kukësi është qytet i vogël dhe informacioni i vlefshëm nuk është i pamundur për t’u thithur dhe klasifikuar", ka thënë Burgaj.

Më pas ai ka realizuar një takim të veçantë me oficerët e policisë që po hetojnë në lidhje me zhdukjen e vogëlushes nga Zapodi si dhe për vrasjen e kryekomunari, Veseli. Burimet e mësipërme sqarojnë se Burgaj ka deklaruar se "nuk mund të japë detaje por jam shumë optimist se shumë shpejt do të zbardhim vrasjen e kreut të komunës tërthore, Remzi Veseli". /BW/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori