LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku: Refuzova Shkëndijën e skuadrat suedeze për Kosovën

Bunjaku: Refuzova Shkëndijën e skuadrat suedeze për Kosovën

Selektori i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku në një bisedë për sporti1.com tha se Kosova shumë shpejt do të jetë pjesëmarrëse në kampionatin evropian dhe botëror të futbollit.

Albert Bunjaku, trajner i përfaqësueses së Kosovës në futboll, e pranon se kohë më parë ka qenë i kontaktuar nga drejtuesit e rinj të Shkëndisë së Tetovës të cilët i kishin ofruar postin e trajnerit të parë. Madje bëhet fjalë para emërimit të teknikut të tashëm maqedonas, Gjore Jovanovski.

“E konfirmoj se kontakti ka ekzistuar dhe ndihem i nderuar me interesimin që ka shprehur Shkëndija për mua, e cila është një skuadër me traditë dhe ka një projekt të madh, por zgjedhje ime ka qenë thjeshtë praktike duke kuptuar rolin që kam në përfaqësuesen e Kosovës, e cila është prioriteti im numër 1”, tha Bunjaku në një bisedë për sporti1.com.

Megjithatë për Bunjakun nuk ka pasur interesim vetëm nga kjo skuadër, por edhe nga klube të futbollit të elitës suedeze, ku edhe ka krijuar eksperiencë te skuadrat si Degerfors, Kalmar FF e së fundi Orebro. “Është normale që skuadrat të interesohen, ka pasur interesim edhe nga elita e futbollit suedez, por që për shkaqe të njëjta si më lartë e kam thënë se Kosovën e kam në zemër”.


Idealet e selektorit të vendit që ende nuk ka të drejtë të luaj ndeshje ndërkombëtare, janë të mëdha.

“Unë jam njeri i proceseve dhe jo i principeve, prandaj me respekt e përgjegjësi të plotë do respektojë marrëveshjen time me FFK-në me profesionalizëm më të lartë. Unë e shoh kombëtaren e Kosovës në kampionat evropian, botërore në një të afërme shumë të shpejtë dhe për mua kjo nuk është më ëndërr, por një proces pune që duhet të realizojë së bashku me shtabin teknik”, përfundoi Bunjaku. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Sa do të fitojnë pilotët e Formula 1 këtë vit? Ja kush ka rritur dhe kush ka ulur rrogën

Sa do të fitojnë pilotët e Formula 1 këtë vit? Ja kush ka rritur dhe kush ka ulur rrogën

Formula 1
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?

Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?

Premier League
Kalo në kategori