LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku: Deklarata e De Biasit ishte e ngutshme

Bunjaku: Deklarata e De Biasit ishte e ngutshme

Përzgjedhësit të Kosovës, Albert Bunjaku nuk i ka ardhur fortë mirë deklarata e Gianni de Biasit, para takimit të tyre që do të realizohet të dielën në Tiranë. Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, De Biasi, deklaroi një ditë më parë se në takim do të bisedojnë për lojtarët kosovarë, që sipas tij duhet të zgjedhin ose Kosovën ose Shqipërinë.

“Me Bunjakun do të takohemi dhe të flasim për lojtarët kosovar. Ata duhet ta kenë parasysh që duhet të luajnë o me Shqipërinë o me Kosovën dhe jo të thonë që duam të luajmë miqësoret me Kosovën dhe zyrtaret me ne”, kishte thënë De Biasi për mediat shqiptare. E Bunjaku, mendon ndryshe. Ai thotë se kjo deklaratë është pak e ngutshme.

“Unë mendoj që është pak e ngutshme dhe këtë duhet ta kemi si mundësi dhe jo pengesë. Mendoj se përderisa ne mund të marrim lojtar nga Zvicra, Suedia apo Finlanda, pa asnjë komunikim me federatat e tyre, të cilët lojtarë mund të luajnë edhe për Kombëtaret tjera, atëherë nuk duhet të jetë diçka e veçantë me Shqipërinë, përkundrazi ne duhet të jemi më të lidhur. Për mua kjo është një mundësi e mirë për zhvillimin e futbollit mbarëshqiptar, duke marrë parasysh proceset ku gjendemi, sepse fundja as unë e as De Biasi nuk mund t’i ndalim proceset e as vendimet e lojtarëve, të cilat janë individuale”, ka thënë Bunjaku. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori