Në prag të takimit të Këshillit të Evropës më 15 tetor ku pritet të sillet vendim i qartë dhe thelbësor për hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut, Sofja zyrtare dje paralajmëroi Shkupin se mbështetja bullgare për vendin tonë nuk duhet të jetë i pakushtëzuar.
Dallimet në qëndrimet e paraqitura të presidentit Rumen Radev dhe të kryeministrit Bojko Borisov janë në tajmingun kur duhet të parashtrohen kushtet – i pari insiston që kjo të bëhet mu në fillim të procesit negociues, ndërsa i dyti se kjo mund të bëhet gjatë procesit, në të cilin Bullgaria ka në dispozicion 71 instrumente në negociatat për kapituj.
Në takimin konsultativ, i cili me nismë të Radevit u mbajt dje në kryeqytetin bullgar, ku morën pjesë kryeministri Borisov, zëvendëskryeministrja dhe shefe e diplomacisë, Ekatarina Zakharieva dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, ndërkaq në të cilin u shqyrtuan marrëdhëniet e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut në kontekst të vendimit të mundshëm të BE-së për fillim të negociatave me Shkupin zyrtar, sipas presidentit bullgar, ishte arritur pajtueshmëri parimor se nevojitet veprim urgjent për t’u ndërtuar qëndrim nacional me kërkesa dhe kritere të qarta , të cilat do t’i mbrojnë interesat nacionale bullgare.
Radev konsideron se duhet të parashtrohen “linja të kuqe” të cilat do të garantojnë se integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë në llogari të përdorimit të historisë, gjuhës dhe identitetit bullgar. Ai vlerëson se nevojitet mu në fillim të procesit negociues haptazi të parashtrohen kushte, prej të cilave do të varet kalimi në etapën e ardhshme të procesit negociues.
Kryeministri bullgar, ndërkaq, pas takimit theksoi se çdoherë ka cekur se Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në Sofjen për në BE, por asnjëherë nuk kanë thënë se e mbështesin në mënyrë të pakushtrëzuar pranimin e saj.
“Deri dje kemi thënë se jemi popuj vëllazëror, le të mos vazhdojë lufta vëllavrasëse nga propaganda në Shkup sepse ne popull më të afërt nuk kemi. Ta ndalojmë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, kjo do të regjistrohet në historinë se të gjitha 27 vendet i kanë mbështetur, ndërsa vetëm Bullgaria i ka ndërprerë. Ne duam që edhe Shqipëria të shkojë së bashku me Maqedoninë e Veriut. Por, asnjëherë nuk kemi thënë se pa kusht e mbështesim hyrjen në BE. Kemi në dispozicion 71 instrumente në bisedime për kapitujt. Le të mos luajnë me historinë dhe të kaluarën dhe të përqendrohemi në të ardhmen”, tha Borisov.
Kryeministri Zoran Zaev, ndërkaq, në konferencën e djeshme për shtyp në Qeveri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për pozitën e Sofjes ndaj eurointegrimit të vendit, deklaroi se beson që nuk ka nevojë për shqetësim pas alarmit dhe porosive që do të dërgohen nga Bullgaria, dhe se është e mundur shpejtë të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura me palën bullgare.
“Ne nënshkruam marrëveshje me të cilën pranuam se kemi histori të përbashkët, ndërkaq gjithsesi një pjesë e historisë është e posaçme për të dy vendet, dhe në atë frymë unë besoj se komisionet do të gjejnë zgjidhje… Komisioni është profesional dhe është bërë për t’i definuar gjërat. Pritjet tona janë të ndërmarrin hapa të guximshëm, bazuar në faktet dhe të vërtetën.Faktet dhe e vërteta janë të qarta dhe bëjmë thirrje të gjendet zgjidhje dhe besoj se nuk mjafton vetëm ana jonë të ketë vullnet për atë, duhet edhe ana e Bullgarisë”, tha Zaev.
Ai beson se edhe ky kapitull i historisë do të tejkalohet dhe informoi se deri më tani janë zgjidhur katër periudha historike me gjashtë apo shtatë personalitete të rëndësishme të cilët së bashku i ndjejmë pjesë të atyre periudhave.
“Politikisht kemi treguar edhe me marrëveshjen se jemi për bashkëpunim në këtë drejtim. Besoj se edhe ky kapitull i historisë për të cilin bisedohet do të tejkalohet. Qëllimi është që ta përforcojmë miqësinë dhe fqinjësinë e mirë. Pres se do të gjendet zgjidhje. Bullgaria është një nga mbështetëset tona më të fuqishme në BE, ndërsa besoj se këtë do ta tregojë edhe me vendimin për marrje të datës për bisedime pas 15 vjetëve të statusit si kandidat. Besoj se nuk ka nevojë për shqetësim, e pranojmë alarmin dhe mesazhet që dërgohen nga Bullgaria. Tashmë punojmë me komisionet, do të kemi mbledhje dhe do të tregojmë me qëllim përfundimtar që dy palët të jenë të kënaqura gjatë arritjes së kësaj zgjidhje”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?