LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria – Maqedonia në hendboll

Bullgaria – Maqedonia në hendboll

Sot prej orës 18:00 në palestrën “Euro Sport” në Bardhosh takohen Bullgaria – Maqedonia në kuadër të ndeshjes së dytë të turneut “Pavarësia“ në hendboll për grupmoshën U 20.

Nesër në program është takimi i tretë dhe i fundit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, i cili fillon prej orës 19:15.

Dje Kosova në duelin e parë deklasoi Bullgarinë me rezultat 35:16. /Telegrafi/