LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria e kënaqur me rezolutën e ‘identitetit’ gjerman mbi Maqedoninë

Bullgaria e kënaqur me rezolutën e ‘identitetit’ gjerman mbi Maqedoninë

Rezoluta e Bundestagut është një akt i brendshëm, që nuk ndryshon vendimet e Këshillit të Bashkimit Evropian të miratuara vitin e kaluar, komentoi Ministria e Jashtme bullgare. Ishte Bullgaria që u përmend në rezolutën gjermane, me të cilën iu dha mbështetje identitetit, gjuhës, kulturës dhe historisë maqedonase në rrugën drejt BE-së. Berlini i kërkoi Sofjes të përmbahet nga kushtet shtesë ndaj Maqedonisë në procesin e pranimit. Bullgaria u përgjigj se kjo rezolutë nuk ndryshon në asnjë mënyrë qëndrimin e tyre nacional, dhe është e rëndësishme që Bundestagu të mos lërë një mundësi për ndonjë marrëveshje të re të ndryshme nga propozimi francez tashmë i miratuar.

“Deklarata në thelb mbështet procesin e ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të garantonte të drejta dhe liri të barabarta të bullgarëve me popujt e tjerë në vend. Kjo është kërkesa kryesore e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Ç’është më e rëndësishmja, dokumenti nuk inkurajon përpjekjet për të rinegociuar, ose shpërfillur elementet e kompromisit të arritur në vitin 2022”, thonë nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë.

Sipas konkluzioneve të Këshillit të BE-së dhe kornizës negociuese, është e rëndësishme që Maqedonia të arrijë rezultate të prekshme në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, Traktatit për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë, si dhe protokolleve që rrjedhin prej saj.


Përndryshe, Rezoluta gjermane që mbështet integrimin evropian të Maqedonisë u bë një arsye e re për akuzat ndërmjet LSDM-së dhe VMRO- DPMNE-së. Social Demokratët e akuzuan Mickoskin për dështim në bindjen e partisë simotër gjermane, CDU, për të votuar në favor të rezolutës. Mickoski e përshëndeti rezolutën, por për të ajo nuk është një zëvendësim për kushtet korrekte, për negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Përndryshe, jozyrtarisht, një rezolutë e ngjashme në periudhën e ardhshme mund të pritet nga vendet e tjera evropiane, si dhe nga Shtetet e Bashkuara. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori