LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria do ta emërojë ambasadorin e saj në Kosovë deri në fund të vitit

Bullgaria do ta emërojë ambasadorin e saj në Kosovë deri në fund të vitit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Lyubomir Kyuchukov ka deklaruar të shtunën se, deri në fund të këtij viti, Bullgaria do ta emërojë ambasadorin e saj në Kosovë.

Bullgaria ka hapur Zyrën e saj Ndërlidhëse në Prishtinë qysh në vitin 2003, dhe kjo zyre, sipas Kyuchukovit, deri në fund të vitit 2008 do të shndërrohet në ambasadë.

Sa i përket raporteve me Serbinë, e cila ka tërhequr ambasadorin e saj nga Bullgaria, që nga momenti kur kjo e fundit ka njohur pavarësinë e Kosovës, Kyuchukovit ka thënë se qasja bullgare do të jetë e koordinuar me qasjen që do ta kenë shtetet të tjera që kanë njohur Kosovën.

Megjithatë, ai ka shtuar se varet edhe prej formimit të qeverisë në Beograd, zhvillimeve në Kosovë dhe pozitës që do ta ketë bashkësia ndërkombëtare dhe përkushtimit të saj në Kosovë. /Telegrafi/