LAJMI I FUNDIT:

Bulc: Ballkani Perëndimor ka mundësi që të hyjë në BE

Bulc: Ballkani Perëndimor ka mundësi që të hyjë në BE

Ballkani Perëndimor ka më shumë mundësi që të hyjë në Bashkimin Europian në krahasim me dhjetë vitet e kaluara, tha eurokomisarja e Transportit, Violeta Bulc, e cila mbajti fjalim në “Samitin e 100″ për liderë të biznesit në Europë që po mbahet në Shkup.

Bulc tha se BE ka strategji për zgjerim dhe ajo duhet të jetë motivi më i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Eurokomisarja e Transportit foli për rëndësinë e transportit dhe të infrastrukturës.


Në atë këndvështrim ajo theksoi se qëllimi i BE-së është dekarbonizimi, gjegjësisht ulja e ndotjes së ajrit me dioksid karboni, transmeton 21Media.

Bulc paralajmëroi se në BE në nëntor do të miratohen nëntë ligje në lidhje me transportin dhe ndotjen.

Shteteve të rajonit ajo u porositi të krijojnë udhëtim më efikas publik sepse, siç tha, shtetet e njerëzit e pasur e shfrytëzojnë transportin publik.

Ajo porositi se shtetet e rajonit të investojnë në elektrifikë para se të hyjnë në BE, sepse kjo temë nuk njeh kufij.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori