LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Republika e Shqipërisë do të ketë qasje në burimet e energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari

Bujar Osmani: Republika e Shqipërisë do të ketë qasje në burimet e energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, së bashku me Drejtorin e MEPSO-s, Orhan Murtezani, zhvilluan takim pune me delegacionin qeveritar nga Republika e Bullgarisë, të kryesuar nga Kryeministri Kiril Petkov dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska, të cilët janë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Delegacionet vizituan Stacionin transformator “Bitola 2” të MEPSO-s, i cili energjetikisht lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut me Republikën e Shqipërisë dhe është pjesë e projektit më të gjerë të infrastrukturës për kyçje energjetike, pjesë e Korridorit 8.

“Ky investim do të jetë një tjetër projekt kapital energjetik, pjesë e Korridorit 8, përmes të cilit do të përfitojnë të gjitha vendet: Republika e Maqedonisë së Veriut – për të mundësuar transit dhe diversifikim shtesë të furnizimit me energji elektrike; Republika e Shqipërisë do të ketë qasje në burimet e energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, ndërsa Republika e Bullgarisë do të ketë mundësinë të lidhë rrjetin e saj me pjesët më perëndimore të Ballkanit dhe me këtë mundësinë për ta ofruar tepricën e energjisë elektrike edhe në tregun evropian”, tha Osmani, duke theksuar se këto janë përfitime të prekshme dhe me masë, sidomos në rrethanat e sotme, kur furnizimi me energji po bëhet një çështje veçanërisht e rëndësishme gjeopolitike.


“Shpresoj që në të ardhmen të na presim vizita të këtilla të shumta në hekurudha, në autostrada, në pikat e reja kufitare, siç është promovimi i linjës së re ajrore Shkup-Sofje”, tha Osmani, duke shprehur besimin se kjo është mënyra më e mirë për të vënë më shumë fokus në bashkëpunimin e ndërsjellë në të ardhmen, sesa në të kaluarën.”, u shpreh Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori