Bujar Osmani: Rajoni medoemos të jetë triumfues ndaj sfidave të pandemisë
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, mori pjesë në mbledhjen e rregullt të Ministrave të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), kushtuar gjetjes së mënyrave për ballafaqim më të suksesshëm në normalitetin e ri, në këtë periudhë të post – COVID-19.
“Pandemia tregoi se sa jemi të cenueshëm si vende nga sfidat e COVID 19, në veçanti ne, vendet e Evropës Juglindore, por njëkohësisht, pandemia dëshmoi se kemi edhe vullnet e edhe kapacitet për qasje evropiane në ballafaqimin me këto sfida, përmes bashkëpunimit efikas të ndërsjellë, si dhe bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.”, tha Osmani, duke i nënvizuar sfidat rajonale të cilat pasojnë: mundësitë për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe qarkullim i pandërprerë i transportit, përforcimi i tregtisë dhe hapje e kapaciteteve turistike, si segment i bashkëpunimit ekonomik, e deri në shkëmbimin e informacioneve dhe praktikave më të mira në kuadër të protokolleve shëndetësore dhe njohurive epidemiologjike.
“Si Qeveri e re, në politikën tonë të jashtme si prioritet më të lartë i kemi vendosur marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, me theks të veçantë në intensifikimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit rajonal, që korrespondon me temën edhe në forumin aktual”, tha Osmani, duke nënvizuar se bashkëpunimi rajonal duhet të shikohet përmes prizmit të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, për çka u shpreh optimist se do të mbetet prioritet i Unionit edhe në periudhën e ardhshme.
Sipas njoftimit të MPJ-së, në paraqitjet e tyre, ministrat theksuan se prioritet kryesor në ballafaqimin me pandeminë mbetet shëndeti i qytetarëve dhe minimizimi i pasojave ndaj sistemeve shëndetësore, por njëkohësisht u potencua se rifillimi i ekonomisë dhe adresimi i implikimeve sociale nga rënia ekonomike, po bëhen sfidat kyçe për vendosjen e normalitetit të ri.
Video Konferenca e Ministrave është pjesë e takimeve të rregullta vjetore të organizuara nga ana e kryesuesve të Nismës. Përveç Ministrave të Punëve të Jashtme nga 18 vendet anëtare të Nismës, në Konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Këshillit të Evropës, OSBE-së, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Zjarri në Emshir, flet kryetari Rama
Serwer: Uashingtoni foli shumë pak, kur njerëzit e Vuçiqit sulmuan paqeruajtësit e NATO-s në veri
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime