LAJMI I FUNDIT:

BSPK-ja ndihmë punëtorve që iu shkelen të drejtat

BSPK-ja ndihmë punëtorve që iu shkelen të drejtat

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit me Qendrën për Ndihmë Ligjore dhe Zhvillim Regjional "CLARD". Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi është vendosja e bashkëpunimit në mes të palëve, me qëllim të ofrimit të shërbimeve juridike falas si dhe përfaqësimin e individëve para gjykatave kompetente e që do t’i referohen "CLARD-it" përmes BSPK-së.

Këtu përfshihen kushtet e punësimit, ndihma sociale, pensionet, pushimet nga puna pa të drejtë, pagave të pa paguara , përgatitjen e dokumenteve lidhur me kërkesat ose paditë që mund të parashtrohen para institucioneve administrative dhe gjyqësore.

"Rëndësia e këtij bashkëpunimi është se u mundëson grupeve të ndryshme që të kenë qasje në drejtësi , sa i përket mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve të përfaqësuar në BSPK. Lidhur me këtë, do të plotësohet një formularë dhe ku do të paraqitet kronologjia e rastit, e pastaj u dërgohet organeve të drejtësisë",thuhet në komunikatë./Telegrafi/