LAJMI I FUNDIT:

Britaniku dëgjoi këshillën e nënës, fitoi mbi një milion euro në lotari – ai tregon se çka do të bëjë me paratë

Britaniku dëgjoi këshillën e nënës, fitoi mbi një milion euro në lotari – ai tregon se çka do të bëjë me paratë

Britaniku që fitoi lotarinë prej mbi një milion euro thotë se i detyrohet të gjitha këshillave të shëndosha të nënës së ndjerë.

Një baba i pesë fëmijëve fitoi mbi 1 milion euro në loto në saje të fjalëve të mençura të nënës së tij “një fitim të çon në një fitim më të madh” dhe kjo e frymëzoi të blinte dy bileta lotarie.

Robert Cameron fitoi mbi katër euro të premten dhe përdori fitimet për blerjen e dy biletave për shortin e së shtunës – një lëvizje me fat që e pa atë të fitonte shumën disi më të madhe se 1 milion euro.


53-vjeçari nga Glasgow kishte blerë një biletë të premten më 29 korrik në lokalin Asda në Maryhill, raporton themirror.

Kur kontrolloi rezultatin të nesërmen, ai “qeshi” me veten kur kuptoi se kishte fituar mbi katër euro – dhe mendoi se kjo do të ishte gjithçka që ai do të fitonte ndonjëherë.

Por pas një dite të ngarkuar jashtë, Roberti u kthye në shtëpi dhe ngriti këmbët vetëm për të kuptuar se kishte harruar të blinte biletat e tij.

Dhe nëse nuk do të kishte telefonuar djali i tij më i vogël nëse do të shkonte ta merrte, ai mund të mos kishte fituar fare.

“Sapo kisha shkuar në shtëpi mu kujtua se nuk kam blerë biletat. Më pas telefonova djalin tim të vogël dhe i thash të merrte dy bileta”, deklaroi ai.

Numrat fitues të Robertit për shortin e Lotto më 30 korrik ishin 7, 16, 17, 19 dhe 33, dhe topi bonus ishte 12.

Pavarësisht numrave me fat që dolën në favor të tij, atij iu desh pak kohë për të kuptuar se kishte fituar shumën shtatëshifrore.

“Unë thjesht vazhdova rutinën time të zakonshme – ushqeva peshkun, mora një filxhan çaj – dhe më pas mendova t’i kontrolloja ato bileta”, tha ai.

“Unë gjithmonë kontrolloj aplikacionin dhe natyrisht i njëjti mesazh urimi u shfaq si një ditë më parë me fitoren time prej 4 euro. Prisja të shihja diçka të ngjashme dhe kur shikova në fillim, mendova se thoshte 1000 euro. Isha ende i përgjumur, kështu që shikova përsëri dhe mendova ‘jo është 100 mijë euro. Më desh një vështrim i tretë që të kuptoja se isha milioner. Madje kërkova në Google numrat fitues për të kontrolluar dyfish”, deklaroi britaniku.

Një shtëpi dhe një veturë e re do të jenë ndër investimet e para në listën e Robertit, i cili tha se ka dashur gjithmonë të jetë pronar i një Range Rover. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Interesante
Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Virale
Po eksploronin ujërat në Britani, zhytësit i viziton “një mysafir i paftuar” – balena e hedh disa metra larg njërin prej tyre

Po eksploronin ujërat në Britani, zhytësit i viziton “një mysafir i paftuar” – balena e hedh disa metra larg njërin prej tyre

Interesante
Gruaja u tregoi mikeshave më të mira se ishte shtatzënë - shikoni reagimin e tyre

Gruaja u tregoi mikeshave më të mira se ishte shtatzënë - shikoni reagimin e tyre

Fun
Gabimet ndoshta më amatoreske të “mjeshtërve”

Gabimet ndoshta më amatoreske të “mjeshtërve”

Fun
Vajza e vogël donte ta mbante në krah vëllanë - momenti emocionues filmohet nga nëna e tyre

Vajza e vogël donte ta mbante në krah vëllanë - momenti emocionues filmohet nga nëna e tyre

Fun
Kalo në kategori