Mbretëria e Bashkuar nuk dëshiron të vendosë forca paqeruajtëse në Ukrainë pa garanci sigurie dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi sot ministri britanik i Forcave të Armatosura.
Ministri i Forcave të Armatosura, Luke Pollard, tha për Times Radio se plani i kryeministrit britanik, Keir Starmer për një “koalicion të vullnetarëve” që do të mbikëqyrte çdo marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë varet nga përfshirja e SHBA-së – pavarësisht këmbënguljes së Donald Trumpit se vendi i tij nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në një plan të tillë.
I pyetur nëse qeveria britanike është e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë nëse SHBA-ja tërhiqet, Pollard u përgjigj se asgjë nuk funksionon pa mbështetjen amerikane, sipas Politico.
“Jo, kryeministri ka qenë shumë i qartë se për të bashkuar kombet evropiane dhe aleatët e tjerë nga e gjithë bota për të përgatitur forcat që do të sigurojnë paqen, nevojitet mbështetja dhe përfshirja amerikane. Kjo është një bisedë që ai ka zhvilluar me presidentin në Zyrën Ovale. Është një dialog i vazhdueshëm që po zhvillojmë”, shtoi ai.
Komentet e Pollardit vijnë ndërsa udhëheqësit ushtarakë evropianë nga rreth 30 vende po takohen sot në Londër për të diskutuar dhe përcaktuar detajet dhe fazën operative për të siguruar çdo armëpushim të mundshëm.
Ky është një plan që po promovohet fuqishëm nga Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, por ka ngritur pyetje mbi natyrën e angazhimit britanik dhe nëse propozimi është i realizueshëm pa përfshirjen e SHBA-së në rolin tradicional si garantues i sigurisë evropiane.
“Jemi optimistë se duke bashkuar njerëzit, mund t’u tregojmë sot miqve tanë amerikanë se Evropa dhe aleatët tanë po ofrojnë atë që ata duan të shohin – që ne po rrisim mbështetjen”, tha Pollard për Times Radio. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dronët e inteligjencës ukrainase shkatërrojnë dy anije ruse në Krime, publikohen pamjet e sulmit

Dodik takohet me Putinin në Moskë

Departamenti amerikan i Drejtësisë do të kërkojë dënimin me vdekje për Luigi Mangione

Rusia thotë se 'nuk mund të pranojë' planet e paqes të Trump për Ukrainën

Suedia pritet të investojë miliona euro për të modernizuar bunkerët e mbrojtjes civile

Polonia ia dorëzon ukrainasve agjentin rus Molchanov

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani