LAJMI I FUNDIT:

Bretton Woods” i 2009-ës?

Amerikanët kanë nevojë për kinezët që të garantojnë stabilitetin financiar.

Kriza ekonomike që po zhvillohet nuk do të njihet në histori si “Plasaritja e madhe e vitit 2008-të”. Është e qartë se do të ketë lëvizje të mëdha dytësore në ekonominë botërore. Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tashmë, ka dalë nga një fazë e gjatë e rritjes së qëndrueshme, një nga me të gjatat e shekullit të fundit. Në gjysmën e viteve ’90-të, rritja e fortë, si edhe shtimi i papunësisë, si edhe bazës inflacioniste kishin shtyrë me shumë se një studiues të fliste rreth një “ekonomie të re” në SHBA. E “re”, pasi nuk ishte me e lidhur me ciklin ekonomik. Në fakt, në 15 vitet e fundit janë thyer në mënyre drastike të gjithë variablat makroekonomike (rritja e popullsisë, konsumi, investimet, inflacioni, papunësia).

Kjo çoroditje, në pakicë, e treguesve ekonomikë, ka treguar një rënie të fuqishme të rreziqeve të perceptuar nga operatorët dhe është përdorur si një justifikim i madh për mungesën e pamundësisë për të prodhuar dhe vene në eficiencë produkte financiare të rrezikshme. Sot dihet me siguri se ligjet tradicionale të ekonomisë janë akoma të vlefshme: euforia ndjek rënien, “lulëzimi” pasohet nga sprapsja.


“Tsunami” financiar e bënë të vështirë mëkëmbjen e ekonomisë së SHBA-së.

Faza e gjatë e rritjes e bazuar mbi zgjerimin e kërkesës së brendshme, ulja e menjëhershme e kursimeve, rreziku i madh i borxheve, ka sjellë një disavantazh të madh ekonomik. Duke përdorur një gjuhë bashkëkohore evropiane “industria amerikane ka grumbulluar problemin e një konkurrence false”.

Gjatë 8 viteve të qeverisjes së Xhorxh W. Bush, në krye të Shtëpisë së Bardhë, deficitit tregtar i është shtuar edhe deficiti financiar i provokuar nga përmasat e taksave, si edhe nga shpenzimet gjigante për luftën ne Afganistan e në Irak. Parashikimet e kryera për të përballuar krizën financiare do të keqësojnë deficitin e brendshëm dhe borxhin federal.

Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përbejnë borxhliun më të madh neto, botëror, me një deficit të barabarte me rreth 700 miliardë dollarë në vit, si edhe me një stok borxhi të jashtëm të barabarte me rreth 2.5 trilion dollarë.

Deficiti buxhetor ka kaluar shumën prej rreth 10 trilion dollarë dhe në masën 44%, i është faturuar të huajve, për me shume bankave qendrore të huaja, veçanërisht asaj japoneze dhe kineze, interlokutore të detyrueshëm të presidentit të Fed-it, Ben Bernanke.

Se fundmi, gjithnjë e me shumë po flitet për nevojën e një “Bretton Woods-i” të ri. Ideja është e drejtë edhe për të evituar rikthimin e mbrojtjes dhe ridizenjimit të aktiveve të sistemit financiar botëror. Do të kërkohet një riorganizim i institucioneve ndërkombëtare, si FMN-ja, Banka Botërore, shumë të ndikuara nga ana e SHBA-se. Po kush mund të dalë si garant i tregtisë dhe sistemit financiar botëror në këto kushte? Shkëmbimi i lirë tregtar dhe stabiliteti financiar janë të mira publike.

Nga kjo papërgjegjshmëri lindi Marrëveshja e “Bretton Woods” në vitin 1944 (e frymëzuar nga Presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt). Krijimi dhe mirëmbajtja e një ekonomie botërore te integruar dhe të lirë, kërkon një udhëheqës të fuqishëm që do të jetë i gatshëm të marrë përgjegjësitë për të furnizuar këto të mira publike, duke zhvilluar, nëse është e nevojshme, një rol “huadhënësi të minutës se fundit” (Kindleberger).

Në të vërtetë, historia ka qenë dëshmitare e dy fuqive të mëdha në këtë rol:
Britania e Madhe në fazën e parë të globalizimit mes viteve 1870 e 1914, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 1945 deri në ditët e sotme. Në të dy rastet, fuqia udhëheqëse ishte një vend kreditues, që kishte përparësi në bilancin korrent, si dhe kishte qenë huadhënësi më i madh botëror.

Në vitin 1945, për shembull, SHBA-ja, me Planin “Marshall” u kthyen në “huadhënësin e minutës së fundit” përsa i takon Evropës, duke i dhënë asaj shansin e rimëkëmbjes.

A është e mundur të mbahet ekonomia botërore, pa një vend udhëheqës? Eksperienca e dy shekujve të fundit tregon se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. Depresioni i madh i vitit 1929, provokoi një luftë me tarifë të lartë, një rënie të ekonomisë botërore, e cila u përkeqësua dhe provokoi stanjacion.

Mungonte një dominim i fuqishëm, i gatshëm të siguronte shkëmbimet dhe të kundërvepronte ndaj shtytjeve proteksioniste. Britania e Madhe në Luftën e Parë Botërore, tregoi se ishte ekonomia e parë botërore, ndërsa SHBA-ja ishte duke ravijëzuar rolin që do të merrte.

Sot, Kina, fuqia e madhe industriale botërore, me përparimin gjigant tregtar është kreditorja më e madhe neto. Përsa i takon përmasave dhe peshës, janë elemente të cilët e bëjnë këtë vend të gatshëm për të ushtruar të gjitha funksionet e një udhëheqësi. Tashmë është thelbësore të bindet Kina, të marrë të gjitha përgjegjësitë, për të drejtuar rindërtimin e një rendi të ri ekonomik, favorizues ndaj shkëmbimeve dhe zhvillimit. “Bretton Woods-i i ri” duhet të organizohet në Shangai. FMN-ja dhe Banka Botërore duhet të transferohen në Pekin.