LAJMI I FUNDIT:

Braktis rolin në “50 Shades of Grey” shkaku i gruas!

Braktis rolin në “50 Shades of Grey” shkaku i gruas!

Aktori Jamie Dornan, i cili luan rolin e Christian Grey-t, nuk do të jetë më pjesë e kastit për dy filmat e radhës.

Sipas revistës australiane NW, 32 vjeçari Dornan ka hequr dorë nga roli pasi bashkëshortja e tij, Amelia ndihej jo mirë nga skenat seksuale që Jamie duhet të realizojë në film, transmeton Telegrafi.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e Dornan, megjithatë, në një intervistë për Evening Standard, aktori ishte shprehur se bashkëshortja e tij nuk e ka parë filmin dhe nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.


Lajmi për largimin e aktorit nga kasti i “50 Shades of Grey”, ka shkaktuar një reagim të fortë në rrjete sociale, ku fansat kanë shprehur hapur zhgënjimin e tyre për këtë vendim të aktorit.

Vlen të theksohet se në këtë film paraqitet edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, me rolin e shkurt të Mia Grey. /Telegrafi/