Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti dhe Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare Sokol Havolli, kanë mbajtur një takim virtual me drejtuesit e Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe drejtorët e bankave.
Në një komunikatë bëhet e ditur se në këtë takim virtual është diskutuar për situatën aktuale të sektorit bankar, i cili deri më tani me sukses ka përballuar sfidat operacionale të pandemisë, duke vazhduar kreditimin e ekonomisë, si dhe duke ofruar të gjitha shërbimet tjera bankare.
“Sistemi bankar ka vazhduar të karakterizohet me nivele të larta të kapitalit dhe të likuiditetit, si dhe kualitet shumë të mirë të mjeteve, si rezultat i rregullativës adekuate financiare si dhe standardeve të larta mbikëqyrëse.”
Siç njoftohet pas monitorimit nga afër të zhvillimeve lidhur me pandeminë COVID-19 dhe në veçanti, ndikimin e valës së dytë të COVID-19 dhe kufizimet përkatëse të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, të martën Bordi Ekzekutiv i BQK-së ka aprovuar udhëzuesin e ri për ristrukturim të kredive për shkak të COVID-19.
Qëllimi i këtij udhëzuesi është që kredimarrësve që kanë hasur në vështirësi financiare si pasojë e pandemisë t’iu lehtësohet barra kreditore duke bërë ristrukturim të kredive pa implikuar ndonjë përkeqësim të tyre në regjistrin kreditor të Kosovës.
Guvernatori Mehmeti ka thënë se roli i bankave për të siguruar rrjedhën e vazhdueshme të kreditimit për klientët mbetet i një rëndësie të madhe dhe me aprovimin e këtij udhëzimi, BQK-ja njeh rrethanat e krijuara në vend nga vala e dytë e COVID-19.
Një nga masat e marra nga Banka Qendrore e Kosovës në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar është edhe ndalesa e përkohshme e shpërndarjes së dividentës, andaj nga ana e përfaqësuesve të bankave u ngrit kjo çështje duke kërkuar që të rishikohet kjo masë e ndalesës. Zëvendësguvernatori Havolli theksoi se BQK-ja do ta rishikojë këtë masë dhe se çështja e shpërndarjes së dividentës do të trajtohet në pajtueshmëri të plotë me praktikat dhe vendimet e Bankës Qendrore Evropiane.
Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti tha se BQK-ja mbetet e përkushtuar të ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme në shërbim të tejkalimit sa më të lehtë të këtyre sfidave me të cilat po ballafaqohet ekonomia jonë, por gjithmonë duke pasur parasysh se sigurimi i stabilitetit financiar mbetet objektivi jonë kryesor.
Po ashtu inkurajoi të gjithë përfaqësuesit e sektorit bankar që të forcojnë edhe më tej partneritetin me klientët, duke iu ofruar kushte sa më të përshtatshme për tejkalimin e sfidave që i ka shkaktuar COVID-19 në ekonominë tonë, por këto lehtësira kërkohet të jenë të bazuara në analiza të mirëfillta të riskut në mënyrë që mos të cenojnë qëndrueshmërinë e bankave.
“Përfaqësuesit e bankave falënderuan BQK-në për bashkëpunimin konstruktiv si dhe qasjen proaktive të saj në lidhje me masat e marra, dhe u zotuan që të rrisin mbështetjen për ekonominë e vendit”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar