Njëzet vjet pas përfundimit të luftës, Bosnja sërish ndodhet para alternativës hamletiane: të jesh apo të mos jesh! Iluzionet që ushqeheshin rreth mundësive për aderimin e Bosnjës në BE dhe me këtë edhe funksionalizimin e shtetit, tashmë kanë marrë fund.
Për fat të keq, BE-ja përmes EUFOR-it dhe EULEX-it, në Bosnjë dhe në Kosovë, përmes promovimit të politikave neoliberale në lëmin e ekonomisë, ka humbur imazhin që kishte. Si në Bosnjë, edhe në Kosovë, bazuar në filozofinë dhe konceptet e politikave neokoloniale, ka përzgjedhur elementë kolaboratorë për një lloj bashkëqeverisje, duke mos përjashtuar as segmente të krimit. Ndërkaq, në Serbi, duke mos i vënë ledh nacionalfashizmit serb, ka etabluar në pushtet kupolën e mafies, që do të reflektojë tutje mungesë sigurie për gjithë Evropën Juglindore.
Kjo filozofi dhe mendësi neokoloniale, së fundmi kulmuan me nominimin e kryeministrit të Serbisë (Ivica Daçiq) dhe atë të Kosovës (Hashim Zhaçi) për çmimin Nobël për paqe!
Nëse për Brukselin parimi gjeopolitik ishte ndër faktorët prioritar të zgjerimit të bashkësisë deri dje, në rastin e Bosnjës ky parim disi duket të jetë i tejkaluar. Përse?
Gjakimi i boshnjakëve dhe i gjithë popujve tjerë të Evropës Juglindore për të qenë një ditë pjesë e BE-së, ishte promotori kryesor i rikthimit të “kopshtit të pasmë” të Evropës drejt amzës, Brukselit. Ky gjakim, jo rrallë, gjatë kësaj epoke të tranzicionit të stërzgjatur, nga ana e Brukselit, është shfrytëzuar si mjet i fuqishëm në dobi të ristrukturimit të gjeopolitikës edhe në raport me Serbinë dhe interesat ruse në rajon. Imponimi i marrëveshjes së 19 prillit të vitit që lamë pas mes Prishtinës dhe Beogradit, flet në favor të kësaj teze.
Por, gjatë krejt kësaj kohe, Bosnja i ishte lënë në dorë fatit. Asaj në fakt i ishte rezervuar stoli i pritjes në paradhoma për kohë afatgjatë. Me Marrëveshjen e Dejtonit, ajo sikur ishte shndërruar në një lloj laboratori eksperimental politik!
Klubi evropian i koncipuar si bashkim vullnetar politik i llojit, pra bashkim në disa sfera i politikave mes shteteve të lira dhe sovrane, megjithatë nuk mund ta trajtojë shtet Bosnjën, një vend që nuk funksionon dot. Jo më kot, në të gjitha analizat serioze, Bosnja vlerësohet shtet në dështim, ashtu si cilësohet pak a shumë edhe Maqedonia.
Marrëveshja e Dejtonit, duke e ndarë Bosnjën në dy entitete disproporcionale: në një federatë që përbëhet nga entitetet kantonale që i ndajnë boshnjakët dhe kroatët në njërën anë, dhe Republikën Serbska në anën tjetër, këtë krijesë të gjenocidit serb, Bosnjën e gjykoi të jetë shtet sui generis. Diplomacia perëndimore, përmes kësaj marrëveshjeje, duke e futur dhe mbajtur Bosnjën për 20 vjet në një laborator eksperimental special, tashmë e ka të qartë se ka ardhur koha të rishikohet Dejtoni dhe në tavolinat e diplomacisë të sillen ide të reja.
Duket se edhe marrëveshja e 19 prillit 2013 shkon në funksion dhe interes të kësaj ideje.
Gjakimi për t’ u bërë pjesë e Bashkimit Evropian për sa kohë u shndërrua në letër lakmuesi për shtete të tëra të Evropës Qendrore dhe asaj Juglindore, duke shfrytëzuar politikën e shkopit dhe karotës sidomos ndaj Kroacisë dhe Serbisë, nuk ka se si mos të shërbej e njëjta taktikë veprimi edhe ndaj Bosnjës. Në këtë kuadër duhet shikuar edhe strategjinë e ndjekur nga Brukseli në raport me një shtresë të klasës politike kroate në prag të aderimit të saj në BE.
A mund të thuhet se ka ardhur koha që të rishikohet strategjia e Brukselit në raport me klasën politike që vazhdon të jenë në krye të institucioneve shtetërore si në Sarajevë, ashtu edhe në Beograd, Prishtinë, Podgoricë e Shkup? Protestat me karakter sociopolitik në Sarajevë e Podgoricë dhe ato të studentëve në Prishtinë në dobi të çlirimit të Universitetit nga pushteti dhe politika vasale, përcillnin pikërisht këtë mesazh.
Çfarëdo koketimi i Brukselit tutje me këtë klasë tejet të korruptuar politikanësh, do ta dëmtojë edhe më rënd imazhin e BE-së, sidomos në sytë e brezit të ri, tashmë i frustruar nga pritjet e gjata për ndryshime pozitive.
Konstruksioni në dukje paqësor i Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund gjenocidit në Bosnjë, tashti pas 20 viteve, po dëshmohet se nuk ishte gjë tjetër përveç një labirinti mbytës për shtetin e Bosnjës dhe demokracinë e gjakuar. Ajo iu imponua boshnjakëve në momentet kur rrezikohej qenia e tyre biologjike. Por, si e tillë, ajo marrëveshje, me protestat e fundit të natyrës sociopolitike, duket se po e merr rrugën e rishikimit të pashmangshëm, respektivisht nulifikimit. Shih për këtë, Bosnja, dhe përgjithësisht Evropa Juglindore ka nevojë për ide konkrete shtetëndërtuese.
Modeli i Zvicrës, si shtet modern dhe funksional, me sistemin kushtetues të rishikuar së fundmi (1995), është ai që mund ta nxjerr Bosnjën dhe rajonin nga mjerimi social dhe mungesa e perspektivës. Bosnja ka nevojë për qeverisje demokratike, si parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, që do të shërbente për dalje nga ky labirint. Protestat e filluara në qytetin e Tuzllës, e që shpejt përfshinë gjithë Bosnjën, duke kulmuar në Sarajevë me hedhjen në flakë të selisë së qeverisë, flasin tashmë për prishjen e status-kuosë së konservuar. Tek tashti mund të thuhet se Bosnja po merr rrugën drejt Evropës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-3-780x439.png)
"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/theo-leao-780x439.jpg)
Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025
![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti