LAJMI I FUNDIT:

Boronica e shëndetshme për zemër

Boronica e shëndetshme për zemër

Shkrirja e dhjamit në bel mund të jetë edhe një dobi tjetër e shëndetshme të cilën e ofrojnë boronicat, kanë bërë të ditur shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit.

Studimet e reja të zhvilluara në minj, kanë treguar se ushqimi i pasur me boronicë ka ndihmuar në zvogëlimin e shtresave yndyrore në abdomen, yndyrë e cila është e lidhur edhe me sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Ky përfundim i përshkruan boronicës edhe një efekt tjetër pozitiv, krahas dobive të tjera si ulja e kolesterolit dhe ngritja e kontrollit të glukozës, edhe nëse ushqimi nuk ka qenë i duhuri për shëndetin e zemrës.

Hulumtuesit thonë se rezultatet kanë treguar se boronicat e pasura me antioksidues mund të ndryshojnë mënyrën se si trupi krijon dhe i procedon glukozën ose sheqerin në energji, duke ulur kështu rrezikun edhe të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori