LAJMI I FUNDIT:

Bordi i jep mbështetje Tovërlanit

Bordi i jep mbështetje Tovërlanit

Bordi i KF Prishtina i ka dhënë mbështetje Afrim Tovërlanit për të vazhduar punën si trajner, mirëpo kryetari i klubit, Remzi Ejupi, edhe më tutje e lë të hapur mundësinë që në kryeqytet të zbarkojë ndonjë trajner i huaj.

Skuadra kampione në fuqi në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll zhgënjeu me paraqitjet e saj në stinorin vjeshtor, duke ngecur madje 10 pikë me kryesuesin Llamkos Kosovën.

Megjithatë, duket se anëtarët e Bordit të klubit “bardhekaltër” e kishin parasysh faktin se në verë nga skuadra u larguan shumë futbollistë dhe kjo ia pamundësoi Tovërlanit që të ndërtojë një skuadër konkurruese për titull.

“Në mbledhjen e Bordit e kemi shqyrtuar rrjedhën e stinorit vjeshtor dhe të gjithë jemi shprehur të pakënaqur me rezultatet e arritura, mirëpo kemi vendosur që të vazhdojmë me trajnerin Afrim Tovërlani. Ai e ka përkrahjen tonë dhe jemi të bindur se në pranverë skuadra do të shfaqë lojëra shumë më të mira. Natyrisht edhe ne si Bord do të japim kontributin tonë që në skuadër gjatë afatit kalimtar të sjellim përforcimet e duhura. Shkëmbim Salihu është përforcimi i parë, por nuk do të jetë i fundit”, ka theksuar nënkryetari i klubit, Afrim Muçiqi, transmeton “rtk”.


Derisa Bordi i ka dhënë mbështetje Tovërlanit, numri një i klubit “bardhekaltër”, Remzi Ejupi, është ‘përkujdesur’ që ta mbajë nën presion trajnerin aktual, duke e lënë të hapur mundësinë që në pranverë skuadrën ta drejtojë ndonjë trajner i huaj.

“Edhe pse aktualisht skuadrën e drejton Tovërlani, mund të ndodhë që njëri prej dy trajnerëve me të cilët kam zhvilluar bisedime të vijë. Kemi të bëjmë me një trajner boshnjak dhe një kroat, por aktualisht nuk kemi ndonjë marrëveshje me asnjërin prej tyre”, ka thënë Ejupi.

Kujtojmë se Afrim Tovërlani ka kontratë të vlefshme me Prishtinën edhe për dy vjet tjera. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori