LAJMI I FUNDIT:

Bomba në një veturë në Afganistan, vret të paktën 30 anëtarë të forcës së sigurisë

Bomba në një veturë në Afganistan, vret të paktën 30 anëtarë të forcës së sigurisë

Pas shpërthimit të një bombe në një veturë në provincën qendrore të Ghazni në Afganistan vdiqën të paktën 30 anëtarë të forcës afgane të sigurisë, thanë zyrtarët.

Baz Mohammad Hemat, drejtori i spitalit provincial në Ghazni, tha se 30 trupa dhe 24 persona të plagosur ishin transportuar atje. “Të gjitha viktimat janë personel i sigurisë”, tha ai.

Shpërthimi synoi një kompleks të forcës së mbrojtjes publike, një krah i forcave afgane të sigurisë, thanë zyrtarët lokalë. Dëmtoi banesat civile rreth kompleksit dhe mund të ketë më shumë viktima nga atje, thanë ata, raporton reuters.


Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Tariq Arian konfirmoi se kishte pasur një shpërthim veture bombe, por nuk dha informacion të mëtejshëm mbi shënjestrën ose viktimat e mundshme.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i Talibanëve Zabihullah Mujahid, kur u kontaktua nga Reuters, nuk e konfirmoi ose mohoi përgjegjësinë.

Afganistani ka parë një mori shpërthimesh gjatë muajve të fundit, pavarësisht se bisedimet e paqes po zhvilloheshin midis ekipeve negociuese të talibanëve kryengritës dhe qeverisë në kryeqytetin e Katarit, Doha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Australia
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Amerika Latine
Kalo në kategori