LAJMI I FUNDIT:

Bogdani josh interesimin e Bolognës

Bogdani josh interesimin e Bolognës

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, ka joshur interesimin e Bolognas, shkruajnë mediat italiane.

Bologna, e cila sezonin e kaluar mezi mbijetoi në Serie A, raportohet se dëshiron ta forcojë repartin sulmues dhe e sheh shqiptarin si një prej sulmuesve që mund të t’i sjellë gola ekipit.

Me shtatlartësinë e tij Bogdani mendohet se mund të jetë një partner i shkëlqyeshëm për sulmuesin e zhdërvjellët Marco di Vaio. Pos Bolognës për Bogdanin raportohet se e interesuar është edhe Atalanta, e cila këtë sezon është rikthyer në Serie A. /Telegrafi/