LAJMI I FUNDIT:

Bogdani: Do jemi ndryshe ndaj Bjellorusisë

Bogdani: Do jemi ndryshe ndaj Bjellorusisë

Erjon Bogdani premton se për ndeshjen e 26 marsit kundër Bjellorusisë tifozët kuqezi do të shohin një ekip më tjetër nga ai që luajti mbrëmë.

Sllovenia dje mposhti Shqipërinë me rezultat 2-1 në miqësoren e zhvilluar në Qemal Stafa, ndërsa në deklaratën e tij pas ndeshjes Bogdani është ankuar se nuk ka pranuar shumë topa nga mesfusha. Shtatlarti po ashtu ka thënë se ai është i bindur se partneriteti i tij me Hamdi Salihin do të funksionojë në ndeshjen e radhës të kombëtares.

“Ishte një ndeshje miqësore ku u përballëm me një kundërshtar shumë të fortë. Gjysma e sllovenëve luan në Serinë A. Luajtëm një pjesë të parë jo në nivelin tonë, por e nisëm mirë pjesën e dytë”, citon Sporti Shqiptar sulmuesin e Cesenas.

“Në ndeshjen e radhës me Bjellorusinë sigurisht që nuk do të jemi si sot, po por ta nisim siç bëmë në pjesën e dytë dhe ta fitojmë ndeshjen”.
“Unë dhe Salihi sot morëm shumë pak topa, por mund t’ju them se me Salihin do të jemi krejt ndryshe dhe shumë më të fortë në eliminatoren me Bjellorusinë në mars”, ka shtuar Bogdani.


Sulmuesi kuqezi po ashtu ka thënë se Shqipëria ka mungesë të brezave të rinj mbi të cilët do të mund të ndërtohej e ardhmja e kombëtares. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori