LAJMI I FUNDIT:

BMW M4 GTS Concept, i gatshëm për prezantim (Foto)

BMW M4 GTS Concept, i gatshëm për prezantim (Foto)

Pebble Beach Concours d’Elegance është një ngjarje tradicionale e cili mbahet në qytetin me të njëjtin emër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për vite me radhë në këtë ngjarje është mbajtur ekspozita e veturave më të bukura në histori. Sivjet është në radhë prezantimi i modelit BMW M4 GTS, i cili përfaqëson uverturë për versionin më të shpejtë serik.

Detyra e këtij modeli, para se gjithash, është të tregoj se si do të duket versioni më i shpejtë serik i “4-shit”.


BMW M4 GTS posedon panelin e bërë nga fibra të karbonit, dritat e pasme OLED, spoilerët e mëdhenj dhe rrotat me diametër prej 19-inç apo rrotat e pasme me diametër prej 20-inç.

Nën kapak gjendet motori 3.0-litër, Turbo benzinë me gjashtë cilindra, i cili është i pajisur me sistemin për ftohje me ujë me përzierje të benzinës dhe ajrit, transmeton Koha.net. Kjo arrihet duke rritur presionin para kohës së injektimit të karburantit.

M4 GTS është i pajisur edhe me ftohësin për temperaturat e ulëta dhe të larta dhe turbo mbushësin, ku turbo tani posedon interftohësin me pompën elektrike për ujë.

GTS Concept06

GTS Concept05

GTS Concept04

GTS Concept03

GTS Concept02