LAJMI I FUNDIT:

Blakqori në pritje të ofertave

Blakqori në pritje të ofertave

Portieri i cili në edicionin që lamë pas djersiti fanellat e dy skuadrave llapjane, Hysit dhe Llapit, Armend Blakqori, tani është futbollist i lirë. Ai është në pritje të ofertave, derisa ka treguar për gazetën që është edhe në bisedime me një klub të Superligës.

“Mua më ka skaduar kontrata me Llapin dhe tani jam futbollist i lirë. Jam duke biseduar me një klub të Superligës, emrin e të cilit momentalisht nuk mund ta them. Jam në pritje të ofertave tjera dhe më pas do të vendosi se për kë do të luaj në kampionatin e ri”, është shprehur ai për gazetën Arena.

Blakqori ishte ndër portierët më të dalluar të Superligës në sezonin vjeshtor, ku u paraqit për mrekulli me Hysin. Në pranverë, ai me Llapin arriti deri në barazh të Superligës, ku u mposht nga Trepça 2:1. /Tribuna/Telegrafi/