LAJMI I FUNDIT:

Biznesi familjar u kthye në një rivalitet të egër që vazhdoi edhe pas vdekjes së tyre: Historia e dy vëllezërve gjermanë, të cilët krijuan dy gjigantët Adidas dhe Puma (Foto)

Biznesi familjar u kthye në një rivalitet të egër që vazhdoi edhe pas vdekjes së tyre: Historia e dy vëllezërve gjermanë, të cilët krijuan dy gjigantët Adidas dhe Puma (Foto)

Bëhet fjalë për një histori për të cilën do të shkruhej një roman apo të realizohej një film shumë interesant. Për një histori të bazuar në një ngjarje të vërtetë, të një biznesi të suksesshëm familjar i cili u shndërrua në një rivalitet të egër midis dy vëllezërve.

Një histori e tillë, sipas rrëfimeve historike, përcjell Telegrafi, ishte shtrirë në pjesën më të madhe të shekullit të 20-të, duke përfshirë periudhën naziste.

Adolf Dassler

E gjitha filloi në një zonë të vogël urbane në Gjermani në vitet 1920. Qyteti ishte Herzogenaurach.


Ora 10 dollarëshe që mban në dorë, përkujdesja për pemën e preferuar, veturat luksoze,...: Ja si i shpenzon paratë Bill Gates
Lexo po ashtu Ora 10 dollarëshe që mban në dorë, përkujdesja për pemën e preferuar, veturat luksoze,...: Ja si i shpenzon paratë Bill Gates

Aty vëllezërit kishin një firmë të vogël të quajtur Dassler Brothers Sports Shoe Company. Ata punonin nga dhoma e lavandërisë së nënës së tyre.

Një dyqan i Adidas

Vëllai më i madh ishte Rudolph, i njohur gjithashtu si Rudi, një njeri i hapur, i cili e donte aspektin e shitjes së biznesit. Ndërsa Adolph, ose Adi, ishte një zejtar i qetë, i cili krijoi dhe prodhoi këpucët.

Ashtu si shumë nga bashkëqytetarët e tyre, vëllezërit u bashkuan me partinë naziste pasi Adolf Hitler erdhi në pushtet në vitin 1933.

Biznesi i tyre i këpucëve mbeti modest deri në vitin 1936. Në atë vit, Gjermania priti Olimpiadën.

Në një moment ironik, të dy anëtarët e partisë morën përsipër “përgjegjësinë” që atleti garues legjendar afrikano-amerikan Jesse Owens të mbante këpucët e tyre, gjatë garave.

Djaloshi që rrezikoi që kur ishte 17 vjeç: Kishte vjedhur 34 mijë euro nga mamaja për të nisur biznesin e tij - tani pasuria e tij llogaritet 170 milionë euro (Foto)
Lexo po ashtu Djaloshi që rrezikoi që kur ishte 17 vjeç: Kishte vjedhur 34 mijë euro nga mamaja për të nisur biznesin e tij - tani pasuria e tij llogaritet 170 milionë euro (Foto)

Owens vazhdoi të fitojë katër medalje të arta gjatë ndeshjeve. Kështu, ekspozimi i produktit të tyre i dha Dassler Shoes një rritje të madhe në shitje.

Por, pavarësisht ose për shkak të suksesit të tyre, tensionet midis vëllezërve u rritën.

Me sa duket, gratë e tyre nuk i pëlqenin shumë njëri-tjetrit që nga fillimi.

Jesse Owens me kërcimin e tij të gjatë rekord, duke veshur këpucë të Dasslers, në Olimpiadën e Berlinit 1936.

Në vazhdim, thuhet se kishte incidente të ndryshme që i shtynë ata të largoheshin nga njërit tjetri, gjithnjë e më shumë.

Madje, historia tregon se gjatë një bombardimi aleat, Rudi dhe gruaja e tij ishin të vendosur në një barakë. Kur Adi dhe bashkëshortja erdhën, Adi bëri një koment rreth qytetit që pritej të bombardohej përsëri. Rudi supozohet se e keqkuptoi komentin e Adit si një sulm personal kundër tij.

Më vonë, Rudi u thirr për të luftuar në ushtrinë gjermane. Rudi ishte i bindur se Adi dhe bashkëshortja e tij kishin planifikuar qëllimisht që ta dërgonin atë në front dhe të vritej.

Rudi gjithashtu u arrestua dy herë, së pari nga nazistët për braktisjen e postit të tij, pastaj më vonë nga aleatët.

Rudi fajësoi për të gjitha këto Adin.

Rudolf Dassler

Ndërkohë, kur Rudi mbërriti si i burgosur i luftës, Adi filloi të shiste këpucë për ushtarakët amerikanë.

Ndjenjat e këqija ndërmjet tyre mbetën dhe kompania u nda në gjysmën e vitit 1948, duke përfshirë të gjitha pasuritë dhe punonjësit.

Adi emëroi kompaninë e tij të re “Adidas”, një kombinim i emrave të tij të parë dhe të fundit.

Njëri u rrit si hebre, tjetri u bë nazist: Si e gjetën njëri-tjetrin vëllezërit binjakë të cilit i kishin ndarë, pak pasi kishin lindur (Foto)
Lexo po ashtu Njëri u rrit si hebre, tjetri u bë nazist: Si e gjetën njëri-tjetrin vëllezërit binjakë të cilit i kishin ndarë, pak pasi kishin lindur (Foto)

Ndërkaq Rudi fillimisht e quajti kompaninë e tij “Ruda”, dhe më pas e ndryshoi atë në “Puma” – me një frymëzim sportiv.

Dy fabrika këpucësh konkurruese u ndërtuan, në anët e kundërta të qytetit.

Skulptura e Dassler në stadiumin Adi Dassler.

Ekonomia e Herzogenaurach u dominua së shpejti nga ndërmarrjet rivale – shumica e popullsisë në qytet nga kjo pjesë po punonin për Adidas ose Puma.

Siç thuhet tutje, përcjell Telegrafi, qyteti ndahej fort nga “besnikëria” e kompanisë.

Marrja ose takimi me dikë nga kompania rivale ishte e ndaluar dhe kishte biznese që do t’u shërbenin vetëm konsumatorëve të Adidas ose Puma.

Por kjo nuk është e gjitha: Supozohet se njerëzit në Herzogenaurach së pari do të shihnin poshtë dhe do të kontrollonin markën tuaj të këpucëve, para se të vendosnin nëse do të fillonin një bisedë me të tjerët.

Ndërkohë, të dyja kompanitë përparuan për një kohë.

Puma në një zonë tregtare, New Jersey

Rudi dhe Puma kishin staf më të mirë të shitjeve, ndërsa Adi dhe Adidas ishin më të fortë në komponentët teknike dhe marrëdhëniet me atletët.

Adidas në përgjithësi kishte fuqi më të madhe financiare, krahasuar me Puma.

Ndërkohë që konkurronin intensivisht kundër njëri-tjetrit, një kompani më e re do të vinte së bashku për të dominuar industrinë e këpucëve sportive atletike.

Kjo kompani ishte Nike, duke i shkaktuar si Adidas-it, po ashtu edhe Puma-s, rënie në shitje.

Dhe “armiqësia” ndërmjet tyre nuk ishte vetëm derisa ishin gjallë.

Në fillim të viteve 2000, të dy vëllezërit kishin vdekur. Ata u varrosën në skajet e kundërta të varrezave në të njëjtin qytet, me aq distancë sa të jetë e mundur mes tyre.

Gjithsesi, në një gjest simbolik për t’i dhënë fund hidhërimit të gjatë, në vitin 2009, anëtarët e të dy kompanive ranë dakord të luanin një lojë relativisht miqësore të futbollit, kundër njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori