Institucionet shtetërore duhet të jenë gjithmonë në mbështetje të bizneseve vendore, në mënyrë që zhvillimi ekonomik të jetë në një nivel më të mirë, pasi që aktualisht ka mungesë të përkrahjes institucionale.
Kështu tha kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OEAK), Skënder Krasniqi me rastin e hapjes së panairit të 18-të “EXPOKOS”, i cili mbulon fushën e ndërtimit, energjisë, makinerisë dhe mbrojtjen dhe sigurinë në punë.
Me këtë rast u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Odës britanike në Kosovë, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Klubit të Bizneseve Sllovene dhe KIMERK-ut (Kllasteri i Industrisë së Metaleve dhe Energjisë së Ripërtërishme të Kosovës).
Ndërsa, kritika u adresuan për institucionet e vendit, të cilat përkundër se ishin të ftuara të merrnin pjesë në hapjen e panairit, asnjë përfaqësues i tyre nuk ishte prezent.
Kryetari i Bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi vuri në pah mungesën e përfaqësuesve institucionalë të vendit në këtë panair, me ç’rast tha se përkundër asaj se këta të fundit tërë kohën flasin për zhvillim ekonomik, nuk e morën mundin që të jenë prezent në panairin e sotëm.
Ai foli edhe për rëndësinë e panairit, duke thënë se mundëson fuqizimin e bizneseve të Kosovës në tregjet ekzistuese, teksa shtoi se si Odë e Afarizmit janë të përkushtuar që të kthejnë vëmendjen e qeverisë në të bërit biznes.
“Qeveria e Kosovës duhet që vëmendjen kryesore ta ketë në zhvillimin e vendit, që ekonomia jonë të jetë shumë më në nivel se që është tani, në mënyrë që të kemi mundësi që të ballafaqohemi me importin që vjen nga jashtë, duke marrë parasysh se me nënshkrimin e CEFTA-së dhe MSA-së, është heq dogana nga ana e Kosovës. Vetë fakti që ne sot importojmë 90 për qind të nevojave tona e eksportojmë vetëm 10 për qind, tregon nevojën urgjente që kjo të ndryshojë. Eksporti i produkteve në rajon dhe më gjerë është një mundësi shumë e madhe për ne dhe një sfidë me të cilën duhet të përballemi të gjithë ne. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtar, të përfitojmë nga eksperiencat, njohuria dhe inovacioni, në mënyrë që të rritet inovacioni”, u shpreh ai.
Ndërsa, Bekim Xhafa, menaxher i panairit EXPOKOS, tha se nëse institucionet vazhdojnë të bojkotojnë nevojat e bizneseve, atëherë as këto të fundit nuk do t’i mbështesin ato.
“Sot ne kemi punuar për të ardhur në një pikë që të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi me shumë shoqata biznesesh dhe Oda Ekonomike, të cilat përfaqësojmë mijëra biznese në Kosovë dhe në rajon. Qëllimi i këtij memorandumi është shumë i thjeshtë, panairi si një platformë e dedikuar për bizneset që të ofrojë lidhje direkte në mes të kërkesës dhe ofertës. Qe 18 vite në treg pranojmë me mijëra kërkesa gjatë vitit nga kompanitë e BE-së për t’u sugjeruar kompani në vend. Këtë punë normal që nuk arrijmë me bë vetëm dhe për këtë kemi bashkëpunim me shoqatave të shumta që përfaqësojnë grupe të ndryshme të interesit dhe odat ekonomike”, tha ai.
Edhe nënkryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nagip Fejzi, u shpreh se përkundër një organizimi shumë të mirë të panairit EXPOKOS, mbetet problematike mungesa e institucioneve në këtë panair.
“Një porosi jo vetëm deri te klasa politike, por edhe te shumë shoqata e dhoma të Kosovës, të cilët sot nuk i shoh këtu: ne duhet t’i mbështesim bizneset shqiptare kudo që ato gravitojnë, pa marrë parasysh se kush është kryetar dhe çfarë orientimi ka. Më vjen shumë keq që dal nga kjo temë, sepse pashë një organizim shumë të mirë, por në thelb ka një mungesë të madhe të udhëheqësve tonë dhe ata duhet të dinë njëherë e përgjithmonë, se pa bizneset tona nuk do të jenë në vendin ku janë. Shpresoj të ndërrojë ky mentalitet shqiptar”, u shpreh ai.
Bekim Kastrati, drejtor i Odës Britanike në Kosovë, foli për marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar sot, për të cilën tha se është një formalizim i bashkëpunimit të suksesshëm të deritashëm.
Bajram Fusha nga Klubi i Bizneseve Sllovene u shpreh se dëshiron që të rinjtë e vendit të angazhohen në ato procese që janë të rëndësishme për ta dhe punën e tyre.
Në këtë panair po marrin pjesë biznese të ndryshme të fushës së energjisë, ndërtimit si dhe mbrojtjes dhe sigurisë në punë.
Kujtesa Ibushi-Ramadani, menaxhere e shitjes dhe marketingut në Besa Security, thotë se panairi i sotëm ka një përparësi të madhe, e që është fakti se shërben si urë lidhëse mes bizneseve.
“Realisht, panairet janë të mira, sepse njerëzit informohen sa më shumë dhe ka përparësinë e vet se njerëzit informohen më tepër”, tha ajo.
Gëzim Dedinca, menaxher i shitjes në Pozhegu Brothers, thotë se janë shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e tyre në panair, teksa tregon edhe për pritjet e tyre.
“EXPOKOS është hera e parë dhe presim njohje të reja me biznese të reja, me klientë potencialë që munden më qenë blerës tanë dhe duam t’i njoftojmë klientët tanë se çfarë ofrojmë ne, çfarë ndërtimi, çfarë cilësie, shërbimet që i kemi”, u shpreh ai.
Ndryshe, panairi EXPOKOS do të jetë i hapur deri më 18 prill, ndërsa shërben si urë lidhëse në mes të bizneseve të ndryshme, duke lidhur njëkohësisht kërkesën dhe ofertën. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët