LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin, shumë i vogël për ta kërcënuar ekonominë botërore

Bitcoin, shumë i vogël për ta kërcënuar ekonominë botërore

Zëvendësguvernatori i Bankës së Anglisë, Jon Cunliffe, ka thënë se kriptovaluta Bitcoin është shumë e vogël për ta rrezikuar ekonominë globale.

Vetëm gjatë këtij viti Bitcoin është dhjetëfishuar për nga vlera, duke i bërë skeptikët të thonë se e tërë kjo mund të jetë vetëm flluskë – rritet dhe rritet, ndërsa në fund shpërthen dhe i humbet vlera, transmeton Telegrafi.

Këtë mëngjes valuta digjitale ka arritur vlerën rekord prej 10.800 dollarëve, duke u bërë kriptovaluta më me vlerë në treg.


Rritja e shpejtë në vlerë dhe famë e valutës digjitale, e cila u mundëson njerëzve t’i shmangin bankat dhe metodat tradicionale të pagesave për të paguar shërbime dhe mallra, i ka detyruar bankat qendrore, rregullatorët financiarë dhe institucionet të konsiderojnë se si të reagojnë.
Jon Cunliffe në një intervistë për “BBC Radio 5 Live” ka thënë se Bitcoin nuk është monedhë e vërtetë.

“Nuk ka ndonjë bankë qendrore që qëndron prapa kësaj valute. Për mua më shumë është mall. Nuk ka madhësinë e cila e bën atë të konsiderohet rrezik makroekonomik i ekonomisë globale, por kur çmimet lëvizin në atë mënyrë, këndvështrimi im më thotë se investitorët duhet t’i kryejnë detyrat e shtëpisë më mirë”, ka treguar ai.

Bankat dhe institucionet financiare kanë qenë të brengosur për ndërlidhjet e mëhershme të kriptovalutës Bitcoin me shpëlarjen e parave dhe krimet e internetit, ndërsa ende nuk është adaptuar nga ndonjë qeveri.

Drejtori ekzekutiv i ‘JP Morgan’, Jamie Dimon, e ka përshkruar Bitcoin-in si “më i keq sesa tulipanët”, duke ju referuar flluskës së njohur tregtare nga vitet e 1600’ta.

Në një fjalim të tij gjatë shtatorit, Dimon kishte thënë se valuta digjitale është mashtrim dhe se do të përfundojë së shpejti, duke shtuar se është ep përshtatshme për përdorim vetëm nga shpërndarësit e drogës, vrasësit dhe njerëzit të cilët jetojnë në vende si Koreja e Veriut.

Sidoqoftë, sipas raportimeve të fundit këtë javë, JP Morgan tani është duke konsideruar për t’i ndihmuar klientët e vet të vënë bast në vlerën e Bitcoin-it përmes kontratave të ardhshme që ofrohen nga CME Group, transmeton Telegrafi.

Banka do të merrte taksa për ofrimin e një shërbimi të tillë.

Ndërsa Dennis de Jong, drejtor menaxhues në UFX, thotë se vlera e kriptovalutës Bitcoin pritet të rritet edhe më shumë.

“Derisa Bitcoin të bëhet burim i zakonshëm i pagesave, është e mundshme se së shpejti do ta arrijë vlerën 15,000 dollarë”, ka treguar ai, duke shtuar se nëse kriptovaluta vazhdon të rritet për nga përdorimi dhe fama, së shpejti mund të shohim normalizim të vlerës së saj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori