Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, ka folur për dialogun dhe rrugën e pajtimit mes Kosovës e Serbisë.
Biserko foli për vizitat e saj në Kosovë që nisin që nga vitet e ’90-ta dhe vazhdojnë edhe sot. Ajo vlerësoi se shoqëria kosovare ka ndryshuar pozitivisht dhe ndjehet e impresionuar nga të rinjtë.
Biserko foli për pozitën e minoritetit serb në Kosovë, ku sipas saj serbët në veri dhe në jug nuk janë në pozita të njëjta.
“Në veri serbët kontrollohen nga Beogradi dhe janë penguar të integrohen në institucionet e Kosovës, duke pasur të gjitha garancitë për të drejtat e tyre nga Kushtetuta e vendit” tha Biserko, në RTK.
Tutje ajo tërhoqi vëmendjen se institucionet e Kosovës duhet të kenë kujdes në qasjen ndaj minoritetit serb, ngase dikur ishin në pozitë dominuese e “tani nuk janë dhe që një kohë të gjatë kanë jetuar në një lloj vakuumi”.
Ajo mes tjerash thotë se është përmendur edhe ndarja e Kosovës që është pritur një kohë të gjatë të ndodhte, por thekson se Kancelarja Merkel e ka ndalur këtë.
Dialogu sipas Biserkos nuk mund të thuhet se ka marrë një vijë, që nuk mund të vlerësohet se është arritur ndonjë progres.
“Tashmë po kthehet ne një rrugë të re, sidomos pas rastit të Banjskës që përfundimisht e ka hequr ndarjen e Kosovës nga tryeza e bisedimeve”, tha Biserko, derisa shtoi e Beogradi ka hequr dorë nga Kosova me vet faktin që është penguar pjesëmarrja në zgjedhje nga serbët e Kosovës.
“Duke i nxjerrë nga institucionet e këtij vendi, duke ngelur në një komunitet të cenueshëm dhe për këtë institucionet e Kosovës duhet të kenë kujdes në qasjen ndaj tyre, sepse do të shkaktohej një traumë e madhe”, theksoi Biserko.
Biserko bëri të ditur se kohëve të fundit në Serbi po flitet se po ndërtohen banesa në Sanxhak për serbët e Kosovës dhe që Universiteti shtetëror i Mitrovicës po transferohet në Novi Pazar, si dhe dislokimi i qendrës shëndetësore atje.
Ajo tha se sheh shanse për pajtim mes të dy popujve, duke vënë theksin në aktivitetin e saj për këtë çështje, duke shtuar se ekzistojnë faktet dhe që duhet vendosur parametrat ku do të vendoseshin kornizat, përmes të cilave do të udhëhiqej ky proces.
Por ajo vuri në pah plagët e mëdha të popullit të Kosovës nga shteti serb gjatë shekujve, derisa serbët nuk anë kërkuar falje për të gjitha ato të bëma.
Ajo tha se minoriteti serb që dëshiron të jetojë në Kosovë, mund të jetojnë, duke theksuar se këtu ka ligje që krijojnë mundësi për integrim. Megjithatë Biserko thotë se nuk mjafton vetëm vullneti politik, por e gjithë shoqëria quhet të jetë më e qasshme në këtë.
Tutje Biserko ka kritikuar qasjen e BE-së në raport me dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Sipas saj, Lajçak nuk ka qenë i suksesshëm pa ndihmën e përfaqësuesit amerikan, duke përmendur marrëveshjet e arritura ne Bruksel dhe në Ohër, por që nuk janë zbatuar.
Ajo tha se të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë kritikojnë qasjen e ndërkombëtarëve karshi Serbisë.
Lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Biserko tha se bashkësia ndërkombëtare, që nga fillimi i luftërave ka zbatuar këtë idenë etnike, duke vënë në pah edhe Marrëveshjen e Dejtonit.
“Ajo që mua më bën të dyshoj në këtë zgjidhje, është se që nga fillimi, Beogradi e ka kërkuar Asociacionin si ndarje etnike, si një lloj statusi i një ‘Republika Srpska’ dhe fatkeqësisht nuk ka garancë që kjo nuk do të ndodhë, dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka bërë asgjë, as në Bonsjë”, tha Biserko.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova