Bisedimet politiko-teknike
Shqetësimet për mundësin e devijimit të dialogut me Serbinë si duket ishin të arsyeshme dhe rezervat tona si grup parlamentar i LDK-së gjithnjë po vërtetohen kur kihet parasysh rrjedhoja e ngjarjeve të cilat ndodhën në vazhdimësi, dhe çdo ditë që po kalon ne po bindemi për atë se “dialogu teknik” i filluar me Serbinë, gjithnjë e më tepër po bëhet politik në përmbajtje.
Rrëshqitja dhe degradimi deri në këtë nivel të bisedimeve politiko-teknike me Serbinë është rezultat i delegacionit tonë i cili e ka nënvlerësuar tejmase kundërshtarin dhe nuk është përgatitur në raport me atë dhe me rrethanat, ku për pasojë, delegacioni i ynë, apo kryenegociatorja nuk i kanë vlerësuar dhe marrë për shqyrtim një varg faktorësh në mënyrë që ky dialog të mos devijojë në dëm tonin dhe t’i krijojë favore Serbisë në planin ndërkombëtar, fillimisht në fitimin e statusit të kandidatit në BE.
Në radhë të parë, në marrëdhëniet ndërkombëtare, në raste të tilla çdo herë ofrohen zgjidhje të lehta, e siç dihet në këso raste dëmtohet pala më e dobët; së dyti, faktori ndërkombëtar, në këso raste zgjedhë tema të cilat i përshtaten të fortit, por që deri diku kënaqin edhe të dobëtin; dhe së treti, në rastin konkret, faktori ndërkombëtar si palë ndërmjetësuese ka zgjedhe tema të cilat de fakto janë teknike për Serbinë, pasi që me Kushtetutën e Serbisë, Kosova ende vazhdon të jetë pjesë e saj, kurse për ne këto teknike shndërrohen në politike pasi de-jure Serbia na konsideron si territor të vetin.
Këtë teknikë të negocimit me Serbinë kryenegociatorja Tahiri është dashtë ta di sepse ajo pretendon se është eksperte në këtë fushë dhe ta kthej këtë dialog vërtetë në dialog teknik dhe në dobi të Kosovës pa prekë kushtetutën e Serbisë, por duke e vënë atë në pozitë shumë të palakmueshme si para opinionit të vet ashtu edhe para atij ndërkombëtar.
Për të besuar sadopak në seriozitetin e palës serbe në këto bisedime do të duhej që përzgjedhja e temave të bëhej me shumë kujdes, e që në këtë rast e para është dashtë të jetë kthimi i fondit pensional, të cilin Serbia e ka grabitur.
Delegacioni i ynë është dashtë të këmbëngulë në këtë pikë pasi që kjo nuk prekë asnjë nen të Kushtetutës së Serbisë, dhe delegacioni serb do të ishte gjetur në një situate të sikletosur. Edhe me kushtin e arritjes së një marrëveshje që pagesa e pensioneve të bëhet në mënyrë individuale për çdo individ, rregullimi i kësaj çështje krijon në mënyrë indirekte efekte të njohjes së shtetësisë Kosovare pasi që çdo aplikant do të duhej paraprakisht të prezantoj një varg dokumentesh që kanë stemën dhe vulat e institucioneve Kosovare (letërnjoftimi, certifikata e lindjes, e vdekjes, e kurorës, e vendbanimit etj.). Gjithashtu, refuzimi i Serbisë që të paguaj pensionet e kosovarve në llogarit e tyre, do të shkaktonte efekte negative në Bruksel pasi shtetet e BE-së të drejtën për shfrytëzimin e pensionit e konsiderojnë si njërën nga të drejtat themelore të njeriut dhe presioni që Serbia ta pranoj këtë do të ishte i madh. Në anën tjetër, neve si Kosovë zgjidhja e kësaj çështje do të na krijonte situata të mira pasi njerëzit tanë që janë të privuar nga kjo e drejtë qe dymbëdhjetë vite, do të ju kthehet mundi dhe djersa e tyre, e bashkë me të edhe dinjiteti, pasi që pjesa më e madhe e tyre ditët e pleqërisë i jetojnë me vështirësi.
Si temë tjetër e cila për Kosovën duhet të jetë e një rëndësie të veçantë e që kërkon zgjidhje urgjente, është sqarimin për vendndodhjen e të pagjeturve, të gjallë apo të vdekur, për rrethanat e vdekjes së tyre nëse kanë vdekur, dhe penalizimin e personave që kanë shkaktuar krimin. Kjo temë nuk prekë as një nen të kushtetutës së Serbisë dhe ngritja e kësaj çështje në këtë nivel nga ana e delegacionit tonë përpos që do të ishte njëra ndër përpjekjet më serioze për të zgjidhur çështjen e të pagjeturve, delegacionit tonë në Bruksel do t’i jepte epitetin e një delegacioni serioz sepse këto tema do të krijonin një konsensus brenda shumicës së faktorit politik në Kosovë.
Edhe pse delegacioni serb është i vetëdijshëm se nga zgjidhja e këtyre çështjeve do të përfitonte shumë në planin ndërkombëtarë, ai nuk do të pranonte që në tavolinën e bisedimeve të trajtohen këto tema, dhe kjo për disa arsye. Së pari, pjesa më e madhe e klasës politike serbe ka krijuar opinion të tillë te popullata që çdo lëshim apo marrëveshje me shqiptaret konsiderohet tradhti, dhe kjo i shkakton probleme të gjitha partive gjatë zgjedhjeve; së dyti, pagesa e pensioneve pensionistëve kosovar, në serbi do të shkaktonte probleme poashtu politike dhe financiare në ekonominë e tyre të brishtë; dhe, së treti, çështja e të pagjeturve, përpos që do t’i shkaktonte probleme në arenën ndërkombëtare në politikën e saj për pengimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, pasi zbardhja e fatit të të pagjeturve do t’i jepte imazh të keq Serbisë dhe sërish do të hapte një faqe të zezë të saj. Kjo çështje me siguri do t’i hapte punë shtesë edhe gjykatës së Hagës si me fillimin e procedurave të reja hetimore ashtu edhe me rigjykime të reja për personat të cilët tani veç janë gjykuar.
Për njohësit e çështjeve të administratës publike, kthimi i kopjeve të dokumenteve të gjendjes civile si dhe dokumenteve kadastrale nuk është i ndonjë rëndësie, të paktën jo aq sa pretendohet nga se në këto dymbëdhjetë vitet e pasluftës administrate ka arritur ta prodhoj këtë dokumentacion në nivel të kënaqshëm. Për tema të tjera në të cilat është e mundur të aplikohet masa e reciprocitetit çdo bisedë me Serbinë është humbje kohe dhe e ndihmon atë që të përfitoj në politikën e jashtme dhe kryesisht në procesin integrues në BE dhe në pengimin e njohjes së Kosovës nga shtetet që nuk e kanë njohur ende. Për të gjitha këto është e vetëdijshme edhe kryenegociatorja Tahiri, por edhe patroni i saj i koalicionit PDK. Mirëpo zgjedhja e temave për të cilat aktualisht po bisedohet me Serbinë me tepër duhet të jetë presion nga votat e minoritetit serb në parlament me të cilat mbahet në këmbë qeveria e PDK-së se sa nevojë praktike për Kosovën.
(Autorja është Kryetare e Forumit të Gruas të LDK dhe deputete në Kuvendin e Kosovës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEgli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti