LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i pacientëve nëpër spitale, mbyllen disa qendra kovide në Maqedoni

Bie numri i pacientëve nëpër spitale, mbyllen disa qendra kovide në Maqedoni

Për shkak të numrit të reduktuar të pacientëve me Covid-19, mëngjesin e sotëm janë mbyllur disa kovid-qendra në Shkup dhe disa kapacitete mjekësore në spitale të ndryshme në qytete tjera.

Sipas Ministrisë së[ Shëndetësisë janë mbyllur kovid- qendrat në Klinikën e Kardiologjisë, ORL-së, në Klinikën e Sëmundjeve të Syve si dhe në Institutin për Terapi Fizikale.

Sipas autoriteteve shëndetësore në vend, që nga fillimi i kësaj jave, kovid-qendra nuk ka edhe në Klinikën e Urologjisë dhe Klinikën e Kirurgjisë Plastike, të cilat tashmë kanë filluar me program të rregullt kirurgjik. Qendra e Klinikës së Traumatologjisë në TOARILUC do të mbyllet të premten, ndërsa nga e hëna Klinika Ortopedike dhe Klinika e Traumatologjisë do të nis me program të rregullt kirurgjikal.


Ndryshe, në klinikat e Shkupit aktualisht po trajtohen 258 pacientë të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, ndërsa në nivel shtetërorë ka gjithsej 392 pacientë që trajtohen në ambiente spitalore. Sipas raportit të fundit vendi numëron 10.308 raste aktive me virusin korona.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Siguri
“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?

“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?

Drejtësi
Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes

Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes

Lajme
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Kalo në kategori