LAJMI I FUNDIT:

Bie njësia B1 në KEK, mungesë e jashtëzakonshme e energjisë elektrike

Bie njësia B1 në KEK, mungesë e jashtëzakonshme e energjisë elektrike

Kohë më parë, respektivisht, nga ora 14:00 është bërë ndërprerje emergjente dhe e paparalajmëruar e prodhimit edhe në njësinë B1 të termocentralit Kosova B në KEK.

Në Kosovë për momentin, KEK prodhon energji elektrike me vetëm një njësi në termocentralin Kosova B dhe një njësi në termocentralin Kosova A.

KEDS thotë se nga KEK janë informuar që janë duke bërë të pamundurën për të rifilluar prodhimin në këtë njësi në orët e mbrëmjes të ditës së nesërme sidoqoftë, ende nuk jemi informuar për kohën e saktë të kthimit.


“Në këto momente, si KEDS jemi duke u përballur me mungesë të paplanifikuar të sasive të konsiderueshme të energjisë elektrike në sistem me vetëm dy njësi aktive në KEK dhe për shkak të pamundësisë së importimit të sasive të mëdha të energjisë në afat të shkurtë kohor, mund të kufizohet furnizimi i rregullt me energji elektrike për konsumatorë”, thuhet në njoftimin për media të KEDS-it, raporton Koha.net.

KEDS gjithashtu lut qytetarët për mirëkuptim pasi që thotë se importimi i energjisë elektrike në rrethana emergjente kërkon kohë për t’u realizuar si dhe disponueshmëri të mjaftueshme të energjisë në treg.

“Menjëherë pas ndërprerjes së paplanifikuar të prodhimit në njësinë B1 ne kemi filluar procedurat për realizimin e importit të konsiderueshëm të energjisë për të mbuluar kërkesën e konsumatorëve dhe për të siguruar furnizim të rregullt me energji elektrike. Jemi duke bërë të pamundurën të sigurojmë energji të mjaftueshme për furnizim të rregullt në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor”, theksohet më tej në këtë njoftim.

Në të njëjtën kohë, KEDS lut të gjithë konsumatorët që në rrethana të tilla të jashtëzakonshme, të kursejnë energjinë elektrike sidomos në orët e pikut kur konsumi është shumë i lartë dhe kapacitetet energjetike në vend dhe energjia elektrike e disponueshme nuk janë të mjaftueshme.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Grupi NLB dhuron një milion euro për eliminimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Bosnje dhe Hercegovinë

Grupi NLB dhuron një milion euro për eliminimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Bosnje dhe Hercegovinë

Ekonomi
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Ekonomi
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Ekonomi
Kalo në kategori