LAJMI I FUNDIT:

Bie besimi në vaksinimet e rregullta për fëmijët në Maqedoni

Bie besimi në vaksinimet e rregullta për fëmijët në Maqedoni
Foto: Ilustrim/Arkiv

Besimi në vaksinat të cilat merren në fëmijëri ulet në Evropë dhe Azinë Qendrore, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, tregon raporti i ri global i UNICEF-it.

Perceptimi i publikut për rëndësinë e vaksinimit rutinor të fëmijëve është ulur në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë së Kovid-19, tregon analiza e re e të dhënave për 55 vende të botës, prej të cilave 29 gjenden në Evropë dhe Azinë Qendrore, duke përfshirë edhe shtetin tonë. Analiza është pjesë e raportit të ri global të cilin UNICEF-i e publikoi sot.
Raporti “Gjendja e fëmijëve në botë në vitin 2023: Vaksinim për çdo fëmijë” përfaqëson vlerësim më gjithëpërfshirës për imunizimin rutinor të cilin deri më tani e ka bërë UNICEF-i. Në bazë të të dhënave nga viti 2021, raporti thekson se në Evropë dhe Azinë Qendrore, vendin e dytë në listën negative të renditjes së vendeve sipas numrit të fëmijëve me “dozë zero” e ndajnë Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Kirgistani – 11 për qind e fëmijëve më të vegjël se një vit, pas Moldavisë, ku kjo shkallë është 13 për qind. Termi “zero dozë” ka të bëjë me fëmijët të cilët nuk kanë marrë asnjë vaksinë.


“Edhe pse mbulimi i vaksinimit rutinë të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut është rritur vitin e fundit pas pandemisë, ajo që është shqetësuese është rënia e besimit në vaksinat që jepen në fëmijëri. Imunizimi është një nga historitë më të rëndësishme të suksesit të njerëzimit. Ai çoi në zhdukjen e sëmundjeve të tilla si variola vera dhe shpëtoi miliona jetë nga sëmundje të rrezikshme, duke përfshirë linë dhe poliomielitin”, deklaroi Patricia di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it në vend.
Sipas saj, “nuk guxojmë të lejojmë që vala e frikës dhe dezinformatave, edhe më shumë e përforcuar nga pandemia, t’i vendosë nën rrezik jetët e fëmijëve”.

Në nivel global, rënia e besimit vjen në kohën e rënies më të madhe të vazhdueshme të imunizimit të fëmijëve që po zgjat gjatë 30 vjetëve të fundit. Pandemia ka ndërprerë vaksinimin e fëmijëve thuajse kudo, më së shumti për shkak të presioneve të mëdha në sistemet shëndetësore, devijimit të burimeve të imunizimit drejt vaksinimit kundër Kovid-19, mungesës së punonjësve shëndetësorë dhe masave të karantinës të vendosura ndaj qytetarëve. Si rezultat, 67 milionë fëmijë në mbarë botën nuk u vaksinuan në mënyrë rutinore ndërmjet vitit 2019 dhe 2021, me çka mbulimi i vaksinimit ra në 112 vende.

Për dallim nga trendet botërore, ku fëmijët të cilët jetojnë në zonat më të varfëra dhe rurale, janë ata, të cilët më shpesh nuk marrin një ose më shumë vaksinime rutinë, situatat në Evropë dhe Azinë Qendrore, përfshirë edhe në Maqedoninë e Veriut, janë të tilla që prania e fëmijëve nën një vjet me “zero doza” është më e madhe në mjediset urbane dhe amvisëritë më të pasura. Raporti global ofron një listë rekomandimesh. Ndër ato për Maqedoninë e Veriut është që të vazhdojë të identifikojë dhe vaksinojë të gjithë fëmijët e pavaksinuar, veçanërisht ata që kanë humbur vaksinimet gjatë pandemisë Kovid-19, pastaj të forcohet besimi dhe kërkesa për vaksinën, përfshirë përmes bashkëpunimit të ngushtë me komunitetet lokale për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e tyre të vaksinimit, gjithashtu prioritet t’i jepet financimit të shërbimeve për imunizimin dhe shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor, si dhe të ndërtojnë sisteme shëndetësore elastike duke investuar në punonjësit e shëndetësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori